10.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Xhamia e Et’hem Beut së shpejti do të rifitojë shkëlqimin e fshehur prej vitesh

Më të lexuarat

Xhamia e Et’hem Beut, monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore shqiptare, do të rifitojë së shpejti shkëlqimin e fshehur prej vitesh. Me një financim të Turkish Cooperation and Coordination Agency, specialistë shqiptarë e turq, nën supervizimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës po punojnë për rikthimin në identitet të kësaj xhamie.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bëri të ditur sot se “pas një pune të palodhur të skuadrës së restauratorëve, pikturave shumëngjyrëshe murale të Xhamisë së “Et’hem Beut”, po u kthehet freskia”. “Pas montimit të skelës, punëtorët kanë nisur me rikonstruksionin e çatisë. Falë financimit të “Turkish Cooperation and Coordination Agency”, ky monument i rëndësishëm i trashëgimisë materiale dhe shpirtërore do të rifitojë shkëlqimin e fshehur prej viteve”, – tha Margariti pas inspektimit të punimeve në këtë monument.

Xhamia e Haxhi Et’hem Beut, është një xhami e ndërtuar në Shqipëri nga Mulla Beu, nga Petrela, rreth fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë. Mbi derën e parë të xhamisë edhe sot e kësaj dite gjendet një rrasë, në të cilën vërtetohet që kjo xhami u ndërtua nga Mulla Beu, një tiranas i pasur, i cili me qëllim bamirësie hodhi themelet e para të kësaj xhamie më 1791.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit