-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ambasadori amerikan në Tiranë shtron iftar

Më të lexuarat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ky është i 10-i vit radhazi që ambasada e kryen këtë veprim tashmë i kthyer në ritual.
Organizimi nën kujdesin e ambasadorit Donald Lu ka bërë bashkë punonjës të ambasadës, përfaqësues të Myftinisë së Tiranës dhe disa besimtarë e besimtare të moshave të ndryshme.
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra në një postim në Facebook, e ka vlerësuar mrekulli të Ramazanit dhe një iftar ndryshe.
“Mrekullia e Ramazanit, e një iftari ndryshe, me agjëruesit dhe agjërueset në iftarin e shtruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Donald Lu. Mirënjohje Shkëlqesisë Ambasador Lu, stafit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të cilët prej me shumë se 10 vitesh ndajnë iftarin me ne”, shkruan myftiu i Tiranës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit