1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

AMA parlajmëron “Zonë e lirë”: Në kufijtë e pornografisë!

Më të lexuarat

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), i ka dërguar një shkresë Televizionit kombëtar Klan pas transmetimit dhe ritransmetimit të emisionit “Zonë e Lirë” në Televizionin tuaj, në datat 29 dhe 30 Prill 2016, pas marrjes së ankesave për shkelje flagrante që, në thelb, ngrinin shqetësimin e rregullave të etikës në transmetimet televizive. Pas shqyrtimit të përmbajtjes nga ana e Këshillit të Ankesave, duke iu referuar pjesës së emisionit, nga ora 21:05-22:30, u evidentuan shkelje gjatë bisedës mes dy të ftuarave dhe moderatorit.

Konkretisht, janë përdorur shprehje të papërshtatshme, gjeste dhe performanca që shkelin etikën, të palejueshme për orarin e transmetimit. Pavarësisht vendosjes së shenjës paralajmëruese (-16), gjatë emisionit mungonte kërkesa e drejtpërdrejtë dhe e përsëritur e moderatorit për largimin e fëmijëve nga ekrani. Madje, pati kërkesa të vazhdueshme për përsëritje të skenave dhe gjesteve që janë në kufijtë e pornografisë.

Ritransmetimi i emisionit, në datë 30 Prill 2016, nga ora 11:11, si dhe përfshirja e një kronike informative në edicionet e lajmeve në televizionin kombëtar “Klan” mbi performancën e dy të ftuarave në emisionin “Zonë e Lirë”, është në shkelje të plotë të Kodit të Transmetimit.

Për sa më sipër,

-mbështetur në nenin 33, pika 1, gërma (d) dhe (e) të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe në Kodin e Transmetimit të AMA-s, seksioni 1, “Parime themelore”, Seksioni 4, “Transmetimi i programeve informative” pika 4.8, “Seksioni 5, “Programet kulturore argëtuese, filmat dhe fëmijët”, si dhe në zbatim të nenit 133, pika 1, germa a;

-duke pasur parasysh kohën kur programi është emetuar në një televizion me licencë kombëtare e me impakt në publik;

AMA i ka tërhequr vëmendjen për të mos përsëritur raste të tilla, që bien ndesh me ligjin dhe Kodin e Transmetimit, në të kundërt, Autoriteti do të ndjekë procedurat për sanksion në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

 

Mos të harrojmë se deri tek vendim ka ardhur pasi kanë reaguar shumë njerëz me ndikim duke folur kundër kësaj që u mveshet si kulturë popullit shqiptarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit