12.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Khan: Nëse Trump fiton nuk mund të shkoj në SHBA

Më të lexuarat

Nëse kandidati republikan Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale, për respekt të besimit tim nuk mund të shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi sot fituesi i zgjedhjeve për bashkinë e Londrës, Sadiq Khan.

Khan, 45 vjeç, kryetari i parë mysliman i bashkisë së Londrës, ndërhyn kështu menjëherë në debatin e hapur që është në qendër të fushatës elektorale presidenciale amerikane, të provokuar nga Trump, i cili deklaron se është i vendosur të ndalojë hyrjen e myslimanëve në SHBA, nëse zgjidhet president i vendit.

“Dua të shkoj në SHBA për t’u takuar me kryetarët e bashkive atje. Nëse Donald Trump zgjidhet president, për respekt të besimit tim më ndalohet të shkoj”, deklaroi Khan për ”Time”.

Qytetari i parë i Londrës shtoi se vënia kundër njëri-tjetrit e komuniteteve nuk çon në një bashkëjetesë të suksesshme dhe miqësore.

”Kam besim se politika e Trumpit nuk do të fitojë në Amerikë”, thekson ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit