4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

“Alo Edi jam!” PR i kultit të individit, SMS vjen nga shteti jo nga Edi

Më të lexuarat

Në gjendjen në të cilën ndodhet jo vetëm vendi ynë por e gjithë bota, kryeministri Rama ‘ e shikon me vend’ të bëjë humor.

Edhe këtë radhë u sigurua që situatën ta kthente në propagandë.

Të gjithëve ne na mbërriti në telefona SMS i bujshëm:

Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa të mundësh. Ruaju nga informacioni i rremë. Mos ki frikë po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!

Por kryeministri s’u mjaftua me kaq pasi nuk i përmbushi pritshmëritë për të rritur kultin e individit… Gjë që u pasua me një mesazh zanor që niste kështu: Alo, Edi jam… sa herë tentonim të telefononim dikë.

Qytetarët shqiptarë anë e mbanë botës janë revoltuar nga kjo sjellje e padenjë për një kryeministër dhe e kanë cilësuar atë thjesht pjesë e propogandës së PS edhe në një situatë kaq të rëndë në të cilën ndodhet vendi dhe bota.

Duket se meraku i Ramës nuk janë qytetarët dhe siguria e tyre por një vetë-reklamim para tyre përmes kësaj mënyre.

Mesazhe të shumta kanë mbërritur nga shqiptarë në botë që kanë nisur mesazhet e kujdesit ndaj qytetarit në celularë por në këtë rast, prej shtetit dhe jo prej Edit.

Një shqiptar nga Kosova tregon mesazhin e marrë nga qeveria e Kosovës në telefon:

Të dashur qytetarë,
Mbrohuni nga Koronavirusi.
Pastroni shpesh duart me sapun, apo me dezinfektues me bazë alkooli!
Nëse keni shenja si ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, JU LUTEM qëndroni në shtëpi dhe NË RAST urgjence, thirrni për ndihmë mjekësore.

Njësoj edhe shqiptarët në Greqi e Itali, vetëm në vendin tonë ndodh që kryeministri, ‘të shfaqet’ edhe në telefon.

Ata janë njoftuar përmes një SMS-je në celularët e tyre nga vetë autoritetet përkatëse, dhe jo personalisht nga kryeministri i vendit.

Në këtë situatë, mund të thuhet se Shqipëria është i vetmi vend ku kryeministri merr edhe kompetencat e ekspertëve të fushës, për t’iu dhënë leksione shqiptarëve mbi masat që duhet të marrin për koronavirusin.

Dhe fotot e mëposhtme e dëshmojnë më së miri se ku ndryshon informimi publik nga propaganda, dhe kjo e fundit praktikohet gjerësisht nga “Rilindja”, veçanërisht në situata të tilla.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit