0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Allahu Ekber – Dalin fjalët e Pejgamberit SOT kur Australia po digjet nga Zjarri

Më të lexuarat

Gjithmonë hadithet (fjalët e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të) kan qenë për të mirën e njerëzimit, madje qindra Hadithe kan shokuar shkencën kur kjo e fundit ka zbuluar gjëra interesante që dalin nga Hadithet, së fundmi studimi i cili po bën bujë në rrjetet sociale ka të bëj me zjarret në Australi, për më shum dëgjojeni fjalimin e Hoxhës Bekir Halimi dhe shkrimin e Dr.Abde ed Daim el Kaheel:

 

Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?

Skifteri ose qifti ( arab. الحِدَأة – angl. Kite) është një zog i çuditshëm që Profeti,(savs) urdhëroi të vritej .. Përse? Le të analizojmë …

Studiuesit në Universitetin Australian të Sidneit zbuluan diçka të çuditshme … që zogu skifter, në një mënyrë profesionale duke përdor sqepin dhe putrat e tij me qëllim ndez zjarret në pyje dhe këto zjarre përpiqet t’i zgjerojë me kolegët e tij!

Ky fenomen i befasoi shkencëtarët ..!!!
Si munden këta zogj të jenë në gjendje të ndezin zjarret dhe t’i përhapin ato në vendet më të gjera të mundshme? Kush ia mësoi atyre këtë?

Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën “Etnobiology” në Janar 2018, dhe studiuesit thonë se: “këta zogj të dëmshëm përhapin zjarre për të zgjeruar vendet e tyre të gjuetisë, ku në këtë (strategji) përdorin teknologji të larta dhe njerëzit lokalë në Australi këtë e dijnë qysh moti ..”

Sigurisht, këta zogj konsiderohen të dëmshëm për njerëzit dhe duhet t’u jepen fund, për të shmangur të keqen e tyre …

Ky paralajmërim jepet nga shkencëtarët vetëm sot (në shekullin njëzet e një), mirepo, katërmbëdhjetë shekuj më parë, domethënë në shekullin e shtatë … Profeti fisnik (savs), tërhoqi vemendjen për këtë dhe madje ai urdhëroi që të vriten, edhe nëse gjenden në vendet e shenjta, ku ndalohet gjuetia dhe vrasja e kafshëve ..

Transmeton Aishja -radiallahu anha- se Profeti alejhi selam ka thënë: “Pesë gjallesa janë të shthurura dhe vriten edhe në harem (vendet e shenjta): akrepi, miu, korbi, skifteri (qifti) dhe qeni i tërbuar.” [Buhariu dhe Muslimi].

Ky hadith tregon se Profeti (savs), nuk ka folur kot dhe se nuk porositi diç, përveç se në të ka urtësi të mëdha …

Kjo tregon se gjithçka që urdhëroi Profeti fisnik, ka ardhur në dobi tonën … dhe kjo (njëherit) dëshmon se ai është i Dërguar i Zotit të Lartësuar ..

(Dr.Abde ed Daim el Kaheel)

(Përgatiti: F.Muhameti)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit