Algjeria mbështet me 30 milionë dollarë rindërtimin e qytetit Jenin në Palestinë
Algjeria do të japë mbështetje financiare prej 30 milionë dollarësh për të ndihmuar në rindërtimin e qytetit Jenin pas sulmeve të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Algjeria do të japë mbështetje financiare prej 30 milionë dollarësh për të ndihmuar në rindërtimin e qytetit Jenin pas sulmeve të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare algjeriane të lajmeve APS, presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune vendosi të mbështesë me 30 milionë dollarë ndihmë financiare “për të ndihmuar në rindërtimin e qytetit pas sulmeve barbare në qytetin dhe kampin e Jeninit nga forcat pushtuese cioniste”.
Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA, presidenti palestinez Mahmoud Abbas shprehu falënderimet dhe vlerësimin e tij për homologun e tij Tebboune, qeverinë e tij dhe popullin e Algjerisë për mbështetjen e tyre financiare.
Sulmet e nisura nga Izraeli në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, i pushtuar nga Izraeli, më 3 korrik vazhduan për rreth 48 orë dhe shkaktuan shkatërrime të mëdha në rajon.
Nga sulme humbën jetën 12 palestinezë, mes të cilëve 4 fëmijë ndërsa u plagosën rreth 120 palestinezë tjerë, 20 prej tyre në gjendje të rëndë.
/aa/