5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Aleati i Putinit, sërish kundër Putinit

Më të lexuarat

Presidenti kazak, krah atyre që ikin nga Rusia për të shmangur rekrutimin

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev siguroi sot se vendi i tij do të mbrojë rusët që ikin atje për t’i shpëtuar rekrutimit.

“Në ditët e fundit na kanë ardhur shumë njerëz nga Rusia. Shumica prej tyre detyrohen të largohen për shkak të një situate të paprecedentë”, theksoi Tokaev. “Ne duhet të merremi me ta, të garantojmë sigurinë e tyre”, shtoi presidenti i Kazakistanit, i cili konsiderohet aleat i Rusisë, por është distancuar nga Kremlini pas pushtimit të Ukrainës.

Me këtë rast, Tokayev dënoi edhe një herë luftën në Ukrainë dhe kërkoi që të respektohet integriteti territorial i saj, ndërkohë që Rusia po mban referendume në katër provinca të Ukrainës me qëllim aneksimin e tyre.

“Integriteti territorial i një shteti duhet të jetë i pacenueshëm, është parim bazë”, nënvizoi ai. “Në lagjen tonë të afërt po shpërthen një luftë e gjerë. Duhet ta kujtojmë këtë, duke menduar mbi të gjitha për sigurinë tonë”, theksoi ai.

Një aleat i Rusisë dhe një anëtar i një bashkimi ekonomik dhe doganor në të cilin merr pjesë edhe Moska, Kazakistani, një ish-republikë sovjetike në Azinë qendrore, gjithashtu kultivon marrëdhënie me Perëndimin dhe Kinën.

Pushtimi rus i Ukrainës ka ngritur frikën tek disa nga banorët e vendit se ata mund të bëhen objektiv i ambicieve ruse në të ardhmen, kryesisht për shkak se Kazakistani ka një pakicë ruse. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit