14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Takimi i krerëve të ushtrisë turke për Greqinë

Më të lexuarat

Ankth në Egje nga tensioni mes dy fqinjëve

Takimi u zhvillua online dhe morën pjesë kryesia ushtarake, komandantët e forcave, zëvendësministrat dhe komandantët e njësive – Diskutuan hapat kundër Greqisë për çështjen e ishujve të Egjeut.

Hapat e ardhshëm të Turqisë kundër Greqisë për çështjen e ishujve të Egjeut u diskutuan në një takim të thirrur nga ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Takimi u zhvillua papritur dhe pak pas mesnatës së së hënës, me prani të shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Yasar Guler, komandantë forcash, zëvendësministra dhe komandantë repartesh.

Mediat turke po flasin për një “zhvillim të rëndësishëm” mes “krizës së vazhdueshme mes Greqisë dhe Turqisë”.

Takimi pason një koment nga presidenti Erdogan, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar.

“Greqia nuk është e barabartë me ne. Grekët do të mbajnë përgjegjësi. Ata që fshihen pas të tjerëve nuk kanë një qëndrim dinjitoz. Kjo është një lojë e rrezikshme si nga politikanët grekë, ashtu edhe nga ata që përdorin popullin grek. Pushtetarët grekë që shkatërruan vendin e tyre politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht për llogaritjet e tyre të liga politike, herët a vonë do të duhet të japin llogari para popullit të tyre”, tha presidenti turk. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit