Shtatë marinarë mbetën të plagosur, pasi një zjarr përfshiu një nëndetëse bërthamore amerikane në portin e Mejnit, konfirmuan të enjten burime zyrtare.
Një zëdhënës i ushtrisë informoi se reaktori bërthamor i “USS Miami” nuk ishte vendosur në punë në momentin e aksidentit dhe nëndetësja është deklaruar e sigurt.
Zjarri nisi mbrëmjen e së mërkurës dhe u shua vetëm në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Arsyeja e zjarrit, që përfshiu pjesën e përparme të nëndetëse, është ende nën hetim.
”USS Miami” ndodhet në portin e Mejnit që prej muajit mars, pasi po i nënshtrohet punimeve të mirëmbajtjes.
Pesë prej të plagosurve ishin zjarrëfikës./tch/kohaislame