21.8 C
Pristina
Sunday, June 23, 2024

Ajruli: Shkupi meriton më mirë, bashkë me ndihmën e të gjithë neve pavarësisht se a jemi nga Tetova apo nga ndonjë qytet tjetër

Më të lexuarat

SHKUPI MERITON MË MIRË! Kur është fjala për qytetin e Shkupit si kryeqytet i minareve, xhamive, trashëgimisë kulturore dhe fetare, dua dhe natyrshëm kemi detyrime për një përfaqësi sa më dinjitoze, morale, arsimore dhe fetare ku çdonjëri nga ne të ndihet i qetë dhe i sigurtë. Ky qytet meriton më shumë dhe më mirë, meriton përkushtimin e të gjithë neve pavarësisht se jam nga Tetova apo nga ndonjë qytet tjetër për të realizuar këtë përfaqësi dinjitoze me të ardhme më të mirë dhe më të ndriçuar. Këtu sigurisht shihet rëndësia dhe vlera e myftinjve, imamëve, mësuesve dhe dijetarëve tanë që i kemi prezent në Shkup dhe janë aktiv me vite të tëra, njerëz të vlefshëm dhe që i përmbushin detyrat e tyre për kënaqësinë e Allahut dhe mirëqenien e të gjithë njerëzve. Ata janë dëshmi e gjallë e besimit, dijes, moralit, jetës familjare dhe shoqërore, përgjegjës për fjalën e thënë dhe veprën e bërë“, – shkruan Hoxha i njohur Sead Ajruli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit