4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ajredin ef. Morina (1955-2011) – Islam Gjakova.net

Më të lexuarat

Ajredin ef. Morina (1955-2011)

Ishte student i parë nga Kosova që u regjistrua Fakultetin e Studimeve Islame në Sarajevë, dhe ka pas nderë të dëgjojë dhe të ndjek ligjëratat tek profesori Hysein Xhozo, një dijetar boshnjak me përmasa botërore.

Ajredin ef.Morina u lind më 22 dhjetor 1955 në Mamushë të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në Mamushë, medresenë e mesme ”Alauddin” e kreu në Prishtinë në vitin 1976. Një vit vazhdoi studimet në Fakultetin e Filozofisë drejtimi i orientalistikës. Me hapjen e Fakultetit të Studimeve Islame në Sarajevë në vitin 1977, u regjistrua në këtë fakultet dhe ishte student i parë nga Kosova që u regjistrua, dhe se ka pas nderë përveç tjerash të dëgjojë dhe të ndjek ligjëratat edhe tek profesori Hysein ef. Xhozo, një dijetar (alim) boshnjak me përmasa botërore. U diplomua në Fakultetin e Studimeve Islame me 5 janar 1982. Po ashtu edhe gjatë medresesë pati rast të ishte edhe nxënës i myderrizit (profesorit) të mirënjohur shqiptar Hasan ef. Nahut. Edhe gjatë kohës sa ishte talebe(nxënës), sidomos gjatë ramazaneve, ka kryer praktikën e imamit në fshatrat përreth Mamushës, si në Medvec, Zojz, Sërbicë e epërme. Në ndërkohë regjistroi me korrespondencë edhe Fakultetin e Filologjisë-dega e gjuhës dhe letërsisë turke në Prishtinë në vitin 1996/97 dhe se e përfundoi në vitin 2001 me sukses. Si imam i rregullt nisi të punojë në Prizren në vitin 1981 në xhaminë e Sinan Qatibit (Levishës), pas së cilës kaloi në detyrën e imamit në xhaminë e Terxhuman Iskenderit (Dragoman) gjer në fund të jetës së tij, në kalimin në Ahiret. Gjatë gjithë kohës sa ishte imam, rregullisht ka mbajtur mësimbesimin fëmijëve vite me rrallë. Ka qenë i rregullt në punë dhe i disiplinuar në vaktet e namazeve. Krahas punës si imam, ka qenë edhe profesor me korrespodentë i lëndës së gjuhës turke në Medresenë e Prizrenit, që nga hapja e tij, e gjer në vitin 2001. Gjatë një mandati ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren. Në vitin 2011 tamam kur do të mbushte plot 30 vjet pune si imam në shërbim të xhematit të vet në xhaminë e Dragomanit në Prizren e kaploi një sëmundje e vështirë dhe e pashërueshme. Gjatë gjithë kohës bëri përpjekje të vazhdueshme për shërim si në vend ashtu edhe jashtë vendit (Turqi), por nuk ja arriti dot, dhe me caktimin e Zotit dha shpirt me datë 13 shtator 2011(ditë e marte) në shtëpinë e tij në Prizren. Lajmi mori dhenë dhe me të madhe u përhap në tërë qytetin e Prizrenit, në Mamushë dhe në rrethinë e më gjerë. Pas përgatitjeve të duhura, të nesërmen u përcoll me nderime gjer në xhaminë e Bajraklisë, në namazin e drekës, xhamia ishte mbushur plot e përplot me kolegë, imamë, hoxhallarë dhe xhemat nga Prizreni dhe më gjerë. Namazin e xhenazes ia fali myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. Pas saj kortezhi funeral u nis drejt vendlindjes së tij në Mamushë , dhe u varros në varrezat në vendlindjen e tij, nga i cili i fundit u nda kryemami i Prizrenit Ali ef. Vezaj.

E lus Allahun e madhëruar që hoxhën dhe imamin tonë të nderuar Ajredin ef. Morina ta shpërblejë inshallah me xhenetin Firdevs. Amin!

Faik Miftari

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit