0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

AJO QË FSHEHIN NË ZEMRAT E TYRE ËSHTË EDHE MË E MADHE

Më të lexuarat

Allahu i Madhëruar i ndaloi besimtarët që të marrin për miq jomuslimanët. Ai ka thënë:

“O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejtja kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjokset e tyre është edhe më e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.” (Ali Imran, 118)

Allahu, po kështu sqaroi se armiqtë, me t’iu dhënë shansi dhe mundësia e parë, nuk do të ndalen së fyeri, ofenduari dhe dëmtuari muslimanët, madje ëndërrojnë që muslimanët t’i kthejnë në jobesimtarë:

“Nëse ata ia dalin t’ju mundin, ata do të jenë armiqtë tuaj, do të zgjasin duart e veta dhe gjuhët e veta kundër jush, duke ju përbuzur, sepse ata dëshirojnë të mos besoni.” (el-Mumtehine, 2)

Kjo ëndërr apo dëshirë është pothuajse tek të gjithë jobesimtarët, gjë të cilën e vërteton edhe Kur’ani:

“Shumë ithtarë të librit (jehudi, të krishterë), edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale, dëshiruan që pas besimit tuaj t’iu kthejnë në mosbesimtarë. Pra ju lërini dhe largohuni prej tyre derisa All- llahu ta sjellë urdhrin e vet. All-llahu ka mundësi për çdo send.” (el Bekare, 109)

Po kështu, Allahu na tregon në Kur’an se janë pikërisht jomuslimanët ndezës të fitneve (përçarjeve, konflikteve, luftërave) dhe është Allahu i Madhëruar Ai që e fik zjarrin e ndezur prej tyre:
“Jehuditë thanë: “Dora e All-llahut është e shtrënguar!” Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t’u zbrit ty do t’u shtojë disave prej tyre (nga paria fetare) largimin dhe mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje, që do t’u vazhdojë deri në ditën e kiametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, All-llahu e shoi atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. All-llahu nuk i do ngatërrestarët.” (el- Maide, 64)

Kur’ani na rrëfen se idhujtarët dhe ithtarët e librit (çifutët dhe të krishterët) shpifën për personalitetin e Muhammedit [alejhis salatu ves selam]; e akuzuan për probleme mentale, si dhe i përshkruan cilësi të urryera. Jomuslimanët janë të njëjtë që të gjithë dhe, sado që ne të jemi të sjellshëm me çifutët dhe sado të jemi transparentë, ata kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ne, por do të na thonë mu ashtu siç i thanë Musait [alejhis selam]:
Ata thanë: “Me çfarëdo argumenti të na vish që të na magjepsësh (largosh nga feja që kemi), ne nuk do të besojmë ty”.(el-A’rafë, 132)

Sado që të lëshojmë pe nga të drejtat tona, sado që t’iu japim nga të mirat tona, ata nuk do të pajtohen përderisa ne të mos pasojmë fenë, besimin dhe moralin e tyre. Ata janë njerëz që nuk ngopen ndryshe veçse duke thithur gjakun tonë, duke plaçkitur pasuritë tona, duke grabitur tokat tona, ndërsa urrejtja dhe smira kundër Islamit dhe muslimanëve janë rrënjosur thellë në zemrat e tyre. Armiqësia e tyre kundër nesh qarkullon në çdo arterie të trupit të tyre. Këto të vërteta mund t’i kuptojmë shumë qartë me një shpalosje të argumenteve kur’anore dhe pejgamberike për çështjen në fjalë. Sa mirë do të kishte qenë sikur këtij problemi këtu t’i vihej pika, sikur ai të mos përsëritej para syve dhe veshëve tanë nga ana e atyre që pretendojnë se kanë arritur majat e kulturës dhe civilizimit dhe që na lodhin duke ngritur parullat dhe motot e rrejshme të kinse bashkëjetesës dhe ndërtimit të urave që lidhin kulturat dhe civilizimet, si dhe gjoja se i respektojnë fetë. Këto, gjithsesi, janë vetëm fjalë dhe formalitet, ndryshe ata nuk do ta ofendonin të Dërguarin tonë [alejhis salatu ves selam], nuk do të bënin karikatura për të, nuk do të talleshin dhe nuk do ta përqeshnin atë. Natyrisht, kjo që kanë publikuar, në krahasim me atë që fshehin në zemrat e tyre, është shumë pak. Poeti thoshte:

Ditët do t’i shfaqin gjërat që nuk i dije. Dhe do t’i sjellin lajmet e tyre që fare nuk i ke vizituar

Këtë, praktikisht, e dëshmon fakti se ky mëkat (publikimi i këtyre karikaturave) u përsërit edhe në vende të tjera të Evropës. Edhe vende të tjera, si: Norvegjia, Suedia, Gjermania, Spanja, Franca dhe Anglia, nuk e kursyen veten nga ofendimi i Muhammedit [alejhis salatu ves selam]. Madje, tërë këtë e bën kinse nën hijen e të drejtës së lirisë së të shprehurit. Kështu deklaroi kryeministri danez, me rastin e pyetjes për kërkimin e faljes publike para muslimanëve për atë gjest intolerant. Kultura dhe civilizimi i tyre bëhen dhe më të komplikuara dhe ironike kur në kushtetutat dhe ligjet e këtyre shteteve gjen sanksione për ata që fyejnë çifutët, qoftë edhe me një fjalë të vetme. ‘Çdokush që shfaq ndjenja armiqësia ndaj semitëve duhet ndëshkuar. Madje, përvetësimi i ligjeve të tilla i është kërkuar edhe OBK-së. Por këto ligje nuk i përfshijnë edhe muslimanët. Nëse fyhet Islami, Muhammedi [alejhis salatu ves selam] dhe muslimanët, atëherë nuk parashihen sanksione. Krejt çfarë bëhet në këto raste është distancimi nga ato veprime, kinse për hir të së drejtës së të shprehurit.

Ndaluni o danezë dhe ju liderë perëndimorë! Mjaft më me broçkulla të tilla! Ku mbetën objektivizmi dhe paanshmëria juaj?! Deri kur do ta fshihni fytyrën e vërtetë para botës mbarë dhe në veçanti para muslimanëve? Ku mbeti respekti dhe kultura juaj karshi një miliardë e gjysmë muslimanëve? A harruat se ata muslimanë kanë ndjenja humane dhe fetare?! A keni harruar se ata janë ithtarë të fesë së vërtetë?! Si lejoni që ata të nënçmohen dhe ndëshkohen? Si pajtoheni të përdhoset Libri (Kur’ani) i tyre dhe të shahet Pejgamberi i tyre?! Si nuk ju vjen turp që, pas gjithë kësaj, të kërkoni prej tyre të jenë paqësorë në mënyrë që bota të jetojë në paqe dhe harmoni?!

Ju lutemi, nëse dëshironi që muslimanët t’iu lënë të qetë, atëherë më parë lërini ju ata të qetë dhe ndalini gjuhët tuaja nga zullumi ndaj tyre!

PROF.DR.HFZ. HAJREDIN HOXHA

Libri: “REFLEKSIONE EDUKATIVE, ARSIMORE, RELIGJIOZE BASHKËKOHORE”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit