3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Ai momenti kur Flaka Surroit i hup busulla prej komenteve

Më të lexuarat

Opinionistja e Koha Ditore, Flaka Surroi ka shpërndarë lajmin mbi “Namaz në bodrumin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” duke e përcjellur me një mbishkrim: “Biblioteka është institucion kulturor i një shteti laik. Obligimet fetare duhet të kryhen në tempuj fetarë, e jo nëpër institucione të shtetit. Dhe mos të thuhet se kjo është shkelje e të drejtave fetare të dikujt, sepse në fakt mund të cilësohet si shkelje e Kushtetutës. Institucionet publike nuk janë as për namaz e as për meshë.”

 
Por reagimet kanë qenë të shumta për ta kundërshtuar, e për ti dhënë leksione të mira. Por nga mllefi Islamofobik, nuk di as çfarë thotë. Ne i kemi shkoqitur disa komente më interesante:

Amerikën e bënë shtet fetar, vetëm pse Presidenti betohet mbi Bibël. Me këtë logjikë Londrën duhet me e shpall vend fetar Islam, pasi kryetari i saj u betuar mbi Kuran?
Këtë djemtë bënë mirë që i treguan që në perëndim ka dhoma të posaqame ku falet namazi, e jo ti lënë njerëzit të falen në korridore.

Italia është një shtet që është në Bashkimin Evropian, nuk është si Kosova që ska as liberalizim të vizave. Merr guximin ta quaj shtet mafioz!

Edhe ky djali këtu i jep mësim Flakës, ku i thotë merru me gazetari të mirëfilltë. Mos folni për Perëndimin që i ka kalue këto etapa. Nëse jeni intelektual merrni mendimet ndryshe, jo vetëm ju e keni mirë!

Edhe ky një koment i qëlluar, pasi ata që u falën nuk bënë asnjë pengesë fizike, u falën në kënde ku askujt nuk i pengojnë dhe as nuk po bëjnë propagandë për këtë gjë.

Përvoja personale nga shtetet perëndimore, tregon se falja e namazit nuk ka qenë problem!

Ja edhe nga Kandaja një shembull i mirëkuptimit fetar dhe lehtësimit të besimtarëve për kryerjen e riteve fetare.

Për ta përmbyllur ka qenë kjo komentuese, që ka thënë ndrydhja e të drejtave për të praktikuar po ngjall një ekstremizëm, kështu që më mirë të ju japim hapësirë njerëzve të praktikojnë besimin e tyre.

 

Edhe një herë përmes këtij rasti tregohet se sa ka Islamofobi dhe sa u pengon kur dikush praktikon ritin fetar Islam të namazit. Asnjëherë nuk u ngrit pluhur kur religjionet fetare aq hapur bëjnë propagandë fetare tek institucionet laike. Do të vazhdojnë kështu me këtë Islamofobi këta njerëz, po gjithnjë po dalin njerëz që i demantojnë idetë e tyre me argumente të qarta. Njerëzit më nuk i hanë idetë e këtyre opinionistave mendje komunistë./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit