2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ah sa i bukur durimi i Ejubit alejhi selam

Më të lexuarat

“(Kujto) Edhe Ejubin, kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: ” Mua më ka gjetur një e keqe dhe ti je më Mëshiruesi ndër mëshiruesit.” (Surja Enbija, 83)

– Tregoju atyre edhe për robin adhurues dhe Profetin Tonë, Ejubin duke nxjerrë në pah virtytet e tij të larta dhe duke e lëvduar dhe nderuar kujtimin dhe gradat e tij! Allahu e sprovoi atë me një vështirësi shumë të madhe, por ai u tregua durimtar i pashembullt dhe i kënaqur me caktimin e Zotit. Përveç kësaj, edhe shejtani i mallkuar po e mundonte Ejubin në trup, si sprovë nga Allahu. Shejtani i mallkuar i fryu Ejubit në trup dhe atij iu hapë plagë të shumta, me të cilat ai lëngoi në shtrat për një kohë shumë të gjatë. Sprova u bë edhe më e dhimbshme me vdekjen e të gjithë familjes dhe me shkatërrimin e të gjithë pasurisë së tij. Por ky durimtar përsëri i lutej Zotit me edukatë, duke thënë: “Mua më ka rënë një sprovë shumë e madhe, kurse Ti je më Mëshiruesi ndër mëshiruesit”. Kështu Ejubi kërkoi afrim me një mënyrë shumë të dashur për Allahun: së pari duke i treguar dobësinë dhe gjendjen e tij nevojtare, iu ankua Allahut për dhimbjet e tij. Së dyti duke përmendur një nga emrat dhe cilësitë e Zotit, si më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve, sepse për mëshirë kishte nevojë. Prandaj Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij.

✏ Tefsiri i Sadit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit