-1.4 C
Pristina
Thursday, January 23, 2025

Agjërimi kaza i ditëve të bardha?!

Më të lexuarat

Pyetja: A është e vërtetë që lejohet agjërimi kaza i ditëve të bardha, në rast që njeriu fillon të agjërojë, pastaj i del ndonjë pengesë dhe e prish agjërimin e asaj dite?

Përgjigja: Është legjitime për besimtarin dhe besimtaren të agjërojnë tri ditë prej secilit muaj. Nëse agjëron ditët e bardha, kjo është më e mira, por nëse agjëron gjatë pjesës tjetër të muajit, edhe kjo është e mirë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka porositur për të agjëruar tri ditë nga secili muaj dhe ka sqaruar se ditët e bardha janë më të mira sesa të tjerat.

Prandaj, nëse një grua apo një burrë agjërojnë ditët e bardha dhe më pas i del ndonjë pengesë, mund t’i agjërojnë në pjesën tjetër të muajit. Lavdia i takon Allahut, dhe kjo nuk quhet kaza, sepse i gjithë muaji është i ligjshëm për agjërim, që nga fillimi deri në fund të tij. Nëse besimtari apo besimtarja agjëron tri ditë në fillim të muajit, në mes të tij, apo në fund, realizohet qëllimi dhe suneti, edhe nëse nuk janë gjatë ditëve të bardha.

Moderatori: Allahu ju shpërbleftë me të mira! Kjo ka për qëllim agjërimin e tyre kaza nëse nuk i agjëron?

Shejhu: Nuk i thuhet agjërim kaza. Ai i agjëron tri ditë nga secili muaj. Është legjitime për të t’i agjërojë tri ditë nga çdo muaj, pavarësisht nëse janë përnjëherë me ditët e bardha apo jo.

Moderatori: Në rregull. Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
Burimi: binbaz.org.sa

Përktheu: B. Gj.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit