-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Agjencia Evropiane e Barnave do të hetojë më tej rastet e mpiksjes së gjakut dhe vaksinën AstraZeneca

Më të lexuarat

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se komiteti i saj i sigurisë do të mbajë një takim ekspertësh më 29 mars për të hetuar më hollësisht rastet e mpiksjes së gjakut dhe një lidhje të mundshme me vaksinën AstraZeneca dhe Universitetin e Oksfordit.

Ekspertët e jashtëm mjekësorë dhe dy anëtarë të publikut duhet të paraqesin pikëpamjet e tyre mbi shkaqet e mundshme të formimit të mpiksjes dhe mënyrën se si ato ndodhin, si dhe rreziqet e mundshme, shpjegoi EMA.

EMA dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbështetën vaksinën javën e kaluar, duke argumentuar se ajo është e sigurt dhe se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e mundshme të efekteve anësore.

Por sondazhet tregojnë se besimi i evropianëve në vaksinën AstraZeneca është i ulët pasi të paktën 17 vende e kanë pezulluar ose vonuar përdorimin e saj.

Vendet vendosën për këtë për shkak të raporteve të formimit të mpiksjes dhe gjakderdhjes pas vaksinimit.

Komiteti i EMA për Vlerësimin e Rrezikut në Fushën e Sigurisë së Barnave për Përdorim Njerëzor (PRAC) ka nisur një analizë urgjente të mpiksjes së gjakut, duke përfshirë raste të rralla të mpiksjes së gjakut në tru. Rekomandimet e rishikuara PRAC pritet ndërmjet 6 dhe 9 prill.

AstraZeneca në mënyrë të përsëritur thekson se provat e tyre nuk kanë treguar ndonjë lidhje shkak-pasojë midis vaksinës dhe formimit të mpiksjes së gjakut. /kp/Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit