Muslimanët janë sulmuar dhe janë detyruar të lëvizin në rajonet lindore apo jugore të Afrikës Qendrore dhe fëmijët janë vrarë mizorisht.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të vepruar në Republikën e Afrikës Qendrore për të shmangur katastrofën humanitare.
Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake tha në një deklaratë se muslimanët të cilët po përballen me sulme mizore nga të krishterët janë të detyruar të lëvizin në jug dhe në lindje, “ që konsiderohet tragjike dhe e rrezikshme për të ardhmen e tyre.”
Lake gjithashtu theksoi se fëmijët muslimanë janë vrarë mizorisht dhe ata nuk janë të mbrojtur në asnjë mënyrë.
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së njoftoi se furnizimet me rezerva ushqimore janë shumë të ulëta, me vlerë vetëm për një javë në dispozicion.
Më shumë se 1,000 vetë u vranë dhe gati një million njerëz janë zhvendosur nga dhuna që po ushtrojnë të krishterët ndaj muslimanëve në Afrikën Qendrore./mszh/kohaislame