15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Turqia ashpërson kontrollin e internetit

Më të lexuarat

Në të ardhmen Turqia do të kontrollojë më rreptë internetin. Parlamenti në Ankara miratoi një ligj përkatës, i cili ndër të tjera lejon bllokimin e faqeve të internetit pa pasur nevojë për një vendim gjykate.

Projektligji i paraqitur nga kryeministri Rexhep Taip Erdogan i detyron ofruesit e shërbimeve të internetit të ruajnë për dy vjet të dhënat e përdoruesve, njoftojnë mediet turke. Autoritetet me këtë ligj marrin të drejtën të kërkojnë nga ofruesit e internetit dorëzimin e të dhënave të përdoruesve.
Ligji i ri është mjaft i kontestuar në Turqi. Vendimi në Parlament u mor pas një debati të nxehtë që zgjati disa orë. Partia e kryeministrit Erdgoan AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) ka një shumicë komode prej 319 nga gjithsej 550 vendet në parlament. Qeveria argumenton se ligji i ri kontribuon në mbrojtjen më të mirë të të drejtave të personit në internet. Një deputet i AKP-së i argumentoi masat me mbrojtjen e familjeve, fëmijëve dhe të rinjve nga përmbajtje që “nxisin konsumin e drogës, abuzimin seksual dhe vetëvrasjet”.

/dw/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit