-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Afrika e Jugut parashtron “kërkesë urgjente” në GJND për masa shtesë përballë sulmeve izraelite

Më të lexuarat

Në kërkesën e saj të re, Afrika e Jugut deklaron se masat e përkohshme të treguara më parë nga Gjykata nuk janë në gjendje të “adresojnë plotësisht” rrethanat e ndryshuara dhe faktet e reja

Afrika e Jugut parashtroi një “kërkesë urgjente” në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për masa shtesë teksa vazhdojnë sulmet e Izraelit në Gaza, veçanërisht në qytetin Rafah, ku janë strehuar më shumë se 1,4 milionë palestinezë, raporton Anadolu.

“Në kërkesën e saj të re, Afrika e Jugut deklaron se masat e përkohshme të treguara më parë nga Gjykata nuk janë në gjendje të ‘adresojnë plotësisht’ rrethanat e ndryshuara dhe faktet e reja mbi të cilat bazohet kërkesa e saj”, tha GJND në një deklaratë.

Ushtria izraelite të martën sulmoi dhe pushtoi anën palestineze të kalimit Rafah me Egjiptin, duke mbyllur portën e vetme të palestinezëve të Gazës me botën.

“Afrika e Jugut kërkon nga Gjykata të vendosë masa të mëtejshme të përkohshme dhe të modifikojë masat e mëparshme të përkohshme”, thuhet në deklaratë, ku shtohet:

“Situata e re pas sulmit izraelit në Rafah dhe rreziku ekstrem që paraqet për furnizimet humanitare dhe shërbimet bazë në Gaza, për mbijetesën e sistemit mjekësor palestinez dhe për vetë mbijetesën e palestinezëve në Gaza si grup, nuk është vetëm një përshkallëzim i situatës mbizotëruese, por krijon fakte të reja që po shkaktojnë dëm të pariparueshëm për të drejtat e popullit palestinez në Gaza”.

Afrika e Jugut e çoi Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në fund të vitit 2023, duke e akuzuar atë për gjenocid në Gaza.

Një vendim i përkohshëm në janar tha se është “e besueshme” që Tel Avivi po kryen gjenocid në enklavën bregdetare dhe urdhëroi Tel Avivin të ndalojë akte të tilla dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit