2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

AFP: Gjermania paralajmëron Serbinë për afërsinë me Rusinë

Më të lexuarat

Padakortësia e Berlinit për llojin e politikës së Beogradit ndaj Moskës

Gjermania e ka paralajmëruar Serbinë se afërsia e saj me Rusinë mund të komplikojë qasjen e saj ndaj Bashkimit Evropian, raporton Agence France Presse, duke cituar një burim nga qeveria gjermane.

Gjermania e ka paralajmëruar Serbinë se afërsia e saj me Rusinë mund të komplikojë qasjen e saj ndaj Bashkimit Evropian, raporton Agence France Presse (AFP), duke cituar një burim nga qeveria gjermane.

Dy ditë para samitit në Berlin, i cili duhet të forcojë bashkëpunimin e BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, një burim i paidentifikuar tha se në rastin e Serbisë, “marrëdhëniet me Rusinë sigurisht që i përkasin anës së errët”.

Zyrtari gjerman kujtoi marrëveshjen e nënshkruar në fund të shtatorit nga ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe kolegu i tij i atëhershëm serb Nikola Selakoviç për vazhdimin e konsultimeve mes dy ministrive në dy vitet e ardhshme.

“Ne u ndjemë të befasuar dhe të zhgënjyer,” shtoi ai.

“Nëse Vuçiç zgjedh një rrugë tjetër…”

AFP thekson se Serbia e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës në Kombet e Bashkuara, por refuzon t’i bashkohet sanksioneve evropiane kundër Moskës.

Megjithatë, Berlini “konsideron se një diskutim intensiv me presidentin Vuçiç është i dobishëm.”

“Ai është një politikan me përvojë që mund të analizojë implikimet e luftës ruse kundër Ukrainës”, tha një burim nga qeveria gjermane.

“Nëse zgjedh të ndjekë rrugën drejt Evropës, atëherë do të ketë mbështetjen e BE-së dhe qeverisë gjermane. Nëse zgjedh një rrugë tjetër, pasojat do të jenë të ndryshme”, shtoi ai.

Krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, liderët e BE-së dhe kancelarja gjermane duhet të marrin pjesë në samitin e procesit të Berlinit më 3 nëntor.

Aty pritet të nënshkruhen tre marrëveshje – për njohjen reciproke të dokumenteve personale, diplomave universitare dhe profesionale. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit