2.3 C
Pristina
Thursday, January 9, 2025

Afganistani, përhapja e Islamit në Afganistan

Më të lexuarat

 

 – Emri ndërkombëtar në anglisht: Afghanistan 
– Emri zyrtar: Afganistan 
– Sistemi i qeverisjes: Republikë islame 
– Sipërfaqja: 652,225 km2. 
– Numri i banorëve: 32,738,376 (2008). 
– Dendësia: 45 banorë në 1 km. 
– Myslimanë: 99,9% 
– Kryeqyteti: Kabuli, qyteti më i madh në ven 
– Qytetet e tjera kryesore: Herat, Kandahar, Belhi (Mezar-i-Sherif), Bamjani dhe Kunduz 
– Grupet etnike: 38% pashtunë, 25% taxhikë, 19% hazarë, 6% uzbekë, 12% amaikë, turkmenë, nuristanë, baluçë dhe arabë. 
– Gjuhët kryesore: poshtu (zyrtare), dari, perse, taxhike, turke, uzbeke, mongole dhe arabe. 
– Njësia monetare: Afghanis ( 1.00 FN = 0.0141940 
– Viti i pavarësisë: 1919. 
– Festë kombëtare: 19 gushti – dita e pavarësisë.

Pozita gjeografike 

Afganistani shtrihet në Azinë Jugore, në brendësi të kontinentit, nuk ka dalje në det. Kryeqytet është Kabuli. 
Afganistani kufizohet nga lindja dhe jugu me Pakistanin, në një gjatësi 2430 km; nga perëndimi me Iranin, në gjatësi 936 km; nga veriu me Turkmenistanin, 137 km, në një pjesë nga veriu edhe me Uzbekistanin 137 km; nga verilindja me Taxhikistanin, 1206 km, dhe një pjesë nga verilindja me Kinën, 76 km.
 Kabuli: Si kryeqytet, shtrihet afërsisht në mes të vendit. Lartësia mbidetare e Kabulit është e madhe, arrin deri në 1800 metra, prandaj llogaritet ndër kryeqytetet me lartësinë më të madhe mbidetare në botë.
Afganistani ka afërsisht 14 universitete. 
Në Afganistan ka gjithsej 46 aeroporte, vetëm 11 janë të shtruara me asfalt.

Historia e Afganistanit

Fiset e vjetra afgane përmenden në histori qysh prej kohëve të lashta. Viset afgane që sot përbëjnë shtetin, kanë qenë të njohura gjatë historisë . Qytetet Kabul dhe Gazna kanë qenë të njohura për rolin e tyre në historinë islame. Qyteti Herat është i njohur për pozitën e tij shumë të çmuar në fushën e kulturës së lartë. Qyteti Kandahar është popullarizuar për shkak të famës në fushën e tregtisë dhe pozitës gjeografike të veçantë e të rëndësishme.
Afganistani, para Islamit, kishte dhënë një kontribut të çmueshëm në qytetërimin e botës së vjetër, prandaj ka përjetuar një pjesë të madhe të dy civilizimeve në cilësinë e fqinjësisë, atë të Indisë dhe atë të Persisë – Iranit të sotëm, ashtu sikur përjetoi edhe civilizimin e grekëve, kur trojet afgane ishin pjesë e perandorisë së Aleksandër të Maqedonisë. 
Tek populli afgan gjejmë një kombinim të disa popujve nga myslimanët, siç janë: persianët, taxhikët, turqit, mongolët dhe arabët. Po ashtu gjejmë disa gjuhë që fliten në Afganistan, gjuhët: afgane pashtu, persiane, taxhike, turke, mongole dhe arabe. Pra, myslimanët e disa kombeve, si në aspektin e popullatës ashtu edhe të gjuhës, përbëjnë këtë vend dhe jetojnë në të.
Afganistani, që sot është bërë i popullarizuar, me këtë emër është njohur vetëm pas shekullit XVIII miladi ose II hixhri, konkretisht p vitit 1740 m / 1153 h.. 
Pra, fillet e shtetit afgan vijnë që nga koha e sundimit të Ahmed Shah Durranit, i cili ngriti perandorinë e tij në vitin 1747. Ky shtet, jo edhe aq stabël, vetëm pas një periudhe të shkurtër filloi të ndikohej nga Britania e Madhe, kurse, pas marrëveshjes të vitit 1801 në mes anglezëve dhe persianëve, u vendos që tokat afgane të emërtoheshin Afganistan. Lufta, e cila njihet si e treta në mes anglezëve dhe afganëve, pati për pasojë që, më 19 gusht të vitit 1919, Afganistani të shpallte pavarësinë e vet nga britanezët, e cila iu njoh më 22 nëntor 1921 . Më pastaj, Afganistani kaloi në një periudhë tjetër sundimi stabël të monarkisë, që filloi në vitin 1933 për të zgjatur deri më 1973. Nga viti 1973, qeveria afgane u detyrua të tërhiqej nga sundimi i vendit, për t’u zëvendësuar me sistemin republikan, dhe nga viti 1978 do të kontrollohej nga komunistët. Vetëm një vit më vonë filloi marshimi i trupave sovjetike në Afganistan, që shkaktoi një luftë të hidhur dhjetëvjeçare, e cila përfundoi me fitoren e muxhahidinëve afganë. Hovi i luftërave nuk pushoi as pas tërheqjes së trupave sovjetike në vitin 1989. Afganët i pushuan luftërat vetëm pasi muxhahidinët talibanë, në vitin 1995, dolën fitimtarë në luftimet e brendshme. Sundimi i muxhahidinëve talibanë në Afganistan vazhdoi deri në vitin 2001, më saktë pas ngjarjes shokuese në ShBA t 11 shtato 2001, kur filloi marshimi i trupave amerikane drejt Afganistanit; një marshim që ishte miratuar edhe nga OKB-ja. Pas tërë kësaj u vendos një qeveri e përkohshme afgane, në krye të së cilës qe vënë Hamid Harzai si kryetar i vendit. 
Afganistani më 19 nëntor 1946 është bërë anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Historia e hyrjes së Islami në Afganistan

Fillimi i depërtimit të myslimanëve në trojet afgane kishte ndodhur në kohën e sundimit të halifit të dytë të myslimanëve – Umer ibnu-l- Hat-tabit r.a.. Më pastaj, myslimanët përtërinë hyrjen e tyre në kohën e Uthman ibn Af-fanit r.a.. Kështu, këto vise u bënë vende islame qysh prej shekullit të parë hixhri, kur luftërat e myslimanëve patën marrë përmasa të mëdha në kohën e Emevinjëve, për të arritur në Azinë e Mesme dhe në Indi.
Hyrja e Islamit në Afganistan bëri një ndryshim të madh në strukturën e jetës së popullit afgan, ngase Islami hyri si besim fetar që shtrihet në të gjitha sferat e jetës. Kultura islame zëvendësoi kulturën afgane të vjetër, me të gjitha zakonet, traditat dhe doket e saj. Populli afgan, qysh kur Islami hyri në tokën e tij, është rrokur me besimin dhe sistemin islam aq fuqishëm, saqë më pastaj hapësira afgane do të bëhet një qëndresë e fortë për Islamin dhe myslimanët.
Gjatë periudhave të ndryshme të historisë islame, në Afganistan është shfaqur një numër i konsiderueshëm mendimtarësh dhe dijetarësh në shkencat islame dhe joislame, si në: fikh, jurisprudencë islame, letërsi, filozofi dhe gjuhë arabe; ata dhanë një kontribut të madh në qytetërimin islam.

Klima

Klima në Afganistan karakterizohet për thatësi gjithëpërfshirëse, sepse pjesa më e madhe e tij gjendet në një korridor të thatë që ka shtrirje në Qendër të Azisë. Për pasojë, klima e vendeve malore dhe atyre rrafshinore shfaqet me ndryshime, sepse në pjesën jugperëndimore të vendit nxehtësia gjatë verës arrin deri në 48,8 gradë celsius, për të zbritur tek malet Hindokush, në pjesën verilindore, gjatë dimrit, në minus 26 gradë celsius. Veçori e klimës së këtij vendi është ndryshimi shumë i madh i temperaturave, si e atyre në mes natës e ditës, ashtu edhe e atyre në mes stinëve të vitit.

Gjendja ekonomike

Pjesa më e madhe e tokës afgane është malore dhe shkretëtinore, prandaj konsiderohet e papërshtatshme për zhvillimin e bujqësisë, sepse mungojnë kushte të volitshme, që në këto vise toka të bëhej e punueshme dhe prodhimtare. Sipërfaqja e përgjithshme tokësore që ofron kushte të mira për bujqësinë, është rreth 12.4% e kullota e livadhe 46%, tokë e punueshme 39% dhe pyje 3%. 
Afganistani ka rezerva të konsiderueshme xehesh të ndryshme, siç janë: gazi natyror, nafta, argjendi, bakri, zinku, thëngjilli, bariumi, hekuri, sulfati, etj., por industria për nxjerrjen dhe përpunimin e këtyre xeheve është e pazhvilluar. 
Nga eksportet kryesore të vendit, janë: lëkura e qengjit, pambuku i papërpunuar, fruta të thara dhe disa artikuj të tjerë ushqimorë.

 

 Literatura e konsultuar 

1. Dr. sc. Riza I. Çavolli; Gjeografia Regjionale e Azisë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1998. 
2. Vladimir ZOTO; Enciklopedi gjeografike e botës, Dasara, 2007, Tiranë. 
3. Amir B. Ahmeti; ATLAS I BOTËS ISLAME, Logos-a, 2009, Shkup. 
4. Mr. Mesh’hur Hasen Hamud, Dr. Hasen Jusuf Ebu Semur dhe Umer Muhammed El-Armuti, Mevsuatu-l-Alemi-l-Isl boton: Vekaletu-n-Neiimi Li-l-i’lani ve-t Tiba’ati, Amman – Jordani, viti: 1994 m / 1414 h. 
5. Dr. Ismail Ahmed Jagi, Mahmud Shakir; Tarihu-l-Alemi-l-islami El hadithi ve-l-muasiri, Rijad. 
6. http://ar.wikipedia. org/wiki 
7. http://www.jawadmedia.com/ srca/education.htm

 

Mr. Samir B. Ahmeti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit