-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Adoleshenti që shpiku “orën e dyshimtë”, nuk kthehet më në shkollë

Më të lexuarat

Prindërit e djalit 14-vjeçar, Ahmed i cili për një projekt të shkollës bëri një orë, pas të cilës ai u arrestua me akuzat se ajo ishte një bombë, arsimimin e tij nuk do ta vazhdojë në shkollën MacArthur në Teksas.
Dhe kjo do të ndodhë, edhe pse kjo shkollë pas incidentit ka shprehur gatishmërinë për ta mirëpritur atë, transmeton Telegrafi.
“Jemi të bindur se mund ti ofrojmë atij një arsim të shkëlqyer”, tha një zëdhënës nga shkolla MacArthur.
Megjithatë, familja e Ahmedit tha se djali nuk ishte aspak i interesuar për një kthim në shkollën e vjetër dhe ende mendojnë se në cilën shkollë do ta regjistrojnë në të ardhmen.
Për kujtesë, Ahmed u arrestua të hënën, pasi shkolla kishte dyshuar se ora të cilën ai e kishte punuar mund të ishte një bombë.
Ahmed ishte dërguar në qendrën e paraburgimit për të mitur, dhe vetëm më vonë arriti të dilte nga aty me ndihmën e prindërve të tij.
Më pas, Ahmed u bë një yll në media, dhe fitoi mbështetje në rrjetet sociale.
Gjithashtu, atë, Presidenti amerikan Barak Obama e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë.
Përgëzimeve ndaj djaloshit i është shtuar edhe krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, si dhe Bobak Ferdoswi, një inxhinier sistemi në NASA. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit