Dr. Shefqet Krasniqi është pjesë aktiviteteve dhe konferencave të ndryshme botërore që po mbahen në sezonin e haxhit nën patronatin e shtetit Saudit. Njëra prej tyre ishte edhe “Kultura e Haxhit”: Synim i sheriatit dhe kërkesë Humanitare “, inaugurimin e sesionit të 40 të së cilës e bënë Myftiu i Madh dhe kryetari i Komisionit të Dijetarëve “Shejh Abdulaziz Al-Asheikh dhe ministri i Haxhit Bandar Hajjar. Pjesë e saj janë studiues të shquar, mendimtarë dhe dijetarë nga e gjithë bota. Konferenca disa ditore organizohet në Meke. Dr. Shefqet Krasniqi pos që vizitoi komplekset e haxhit nën drejtimin e organizatorëve, ai i vizitoj edhe haxhinjtë e Kosovës. Ai u mirëprit me plot entuziazëm nga hanxhinjtë me të cilët ndau këshilla, e përkujtime si dhe ofroi sqarime të nevojshme. Ju bashkangjesim edhe disa foto nga aktivitetet në fjalë./Kohaislame.com