Personat që do të udhëtojnë në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe do të vaksinohen kundër COVID-19 falas. Nuk ka të dhëna nëse ky ndryshim vlen edhe për në Dubai, vendin më të populluar, ose pesë vendet e tjera që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe.
Personave që u ka skaduar leja e qëndrimit, gjithashtu do të mund të vaksinohen kundër Covid. Autoriteti Shëndetësor i Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi këtë muaj se pothuajse 85% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë.
Numri i rasteve është rritur në Emiratet e Bashkuara Arabe muajin e kaluar dhe Abu Dhabi ka ende në fuqi kufizime për personat që hyjnë në vend duke përfshirë vetë-izolimin dhe testimin pas mbërritjes.
Udhëtarët nga 27 vende, duke përfshirë Kinën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, nuk kanë nevojë të karantinohen. Sipas autoriteteve shëndetësore të Emirateve të Bashkuara Arabe, turistët që do të mbërrijnë në Abu Dhabi do të vaksinohen Sinopharm dhe Pfizer / BioNTech./abcnews.al