14.7 C
Pristina
Monday, September 20, 2021

Abu Dhabi do të ofrojë vaksina falas për turistët

Më të lexuarat

Personat që do të udhëtojnë në Abu Dhabi, kryeqytetin e  Emirateve të Bashkuara Arabe do të vaksinohen  kundër COVID-19 falas. Nuk ka të dhëna nëse ky ndryshim vlen edhe për në Dubai, vendin më të populluar, ose pesë vendet e tjera që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Personave që u ka skaduar leja e qëndrimit, gjithashtu do të mund të vaksinohen kundër Covid. Autoriteti Shëndetësor i Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi këtë muaj se pothuajse 85% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë.

Numri i rasteve është rritur në Emiratet e Bashkuara Arabe muajin e kaluar dhe Abu Dhabi ka ende në fuqi kufizime për personat që hyjnë në vend duke përfshirë vetë-izolimin dhe testimin pas mbërritjes.

Udhëtarët nga 27 vende, duke përfshirë Kinën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara,  nuk kanë nevojë të karantinohen. Sipas autoriteteve shëndetësore të Emirateve të Bashkuara Arabe, turistët që do të mbërrijnë në Abu Dhabi do të vaksinohen Sinopharm dhe Pfizer / BioNTech./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit