4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Abdylmenaf Bexheti: të lumtë Fatime !!

Më të lexuarat

Dr. Abdylmenaf Bexheti (Akademiku financiar, profesor universitar) shkruan në rrjetin social për urdhërat e dhëna nga Prokuria Speciale në Maqedoni e posaçërisht për legjendaren prokurore shqiptare Fatime
Ka ardhur koha ,,trupi votues,, të emërtohet ,,koka votuese,,!
Të dashur miq,
Sintagma ,,trupi votues,, ka gjenezën para 2000 vitesh si sinonim për ata që ,,skan patur kokë, për të votuar, duke aluduar ne skllevërit, siç thot prof.Muhiq!

Sot, dy mijë vjetë më vonë, si duket ne akoma votojmë ,,vetëm me trup-pa kokë,, dhe jo rastësisht masa votuese emërtohet si e tillë!
Shpresojmë se në ciklin votues të radhës, kurdoqoft ai do votojmë me kokë-pra jo me trup e zemër por me mendje. Prandaj të fillojmë ti ,,mbledhim mend,, sa sna kan ikur krejt dhent!

Nuk dua të besoj se ne si popull vërtet vështirë mësojmë dhe shpejt harojmë!
Para ca ditësh një ,,mikeshë,, na sugjeron disa profesor të mos shkruajmë më por të dalim për ti krijua alternativë popullit. Se dijë çfar moshe është ajo, por nëse nuk mbanë mend para 15 vitesh, kur unë isha ofruar zgjedhësit, duhet të mbajë mend vetëm para 2-3 vitesh kur kolegët e mijë që ajo i apostrofon (Rufiun dhe Izetin) ky ,,popull,, i refuzoi pa të drejt!
Prej sot asgjë sdo jetë si ka qenë. Prioriteti i lëndëve të prokurorisë speciale dëshmon se nuk do mund të tregëtohet më ,,trupi votues,,! Si ata që kandidojnë ashtu edhe ata që votojnë do duhet të bëjnë veprimin me kokë dhe jo me trup! Prokuroria speciale na jep shpresa se e vërteta mund të vonon por kurr nuk harron.
Na qoft për hajr dhe Ju lumt, posaçërisht prokurores Fatime. Jemi krenar edhe si shqiptar!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit