0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Abbas: Në gjykatat ndërkombëtare do të kërkojmë llogari nga ata që kryen krime kundër palestinezëve

Më të lexuarat

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas deklaroi se do të kërkojnë gjykimin e atyre që kryen krime kundër popullit palestinez në gjykatat ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke marrë pjesë me një video-mesazh në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur nga Parlamenti Arab i lidhur me Ligën Arabe mbi sulmet e Izraelit, Abbas tha se sulmet në Rripin e Gazës janë “terrorizëm shtetëror sistematik”.

“Ne nuk do të heqim dorë nga gjykimi i atyre që bënë krime kundër popullit tonë në gjykatat ndërkombëtare”, tha Abbas, duke shtuar se krimet e kryera kundër palestinezëve cilësohen si “krime lufte” në të drejtën ndërkombëtare dhe ata patjetër do të kërkojnë llogari për këtë.

Duke nënvizuar se Kudsi është çelësi i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në gjithë botën, Abbas tha “Kudsi është kryeqyteti i përjetshëm i shtetit palestinez”.

Abbas tha se ajo që duhet adresuar sot është ndalimi i agresionit të Izraelit kundër popullit palestinez në Kuds, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës dhe të fillohet një proces serioz politik që do të çojë në përfundimin e pushtimit.

Mahmoud Abbas gjithashtu theksoi se ai është i gatshëm të formojë një qeveri të konsensusit kombëtar me pranim dhe legjitimitet ndërkombëtar. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit