5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A u zbresin melaiket njerëzve të devotshëm në Tokë që t’u thonë fjalën e Allahut “O robtë e mi! Nuk ka frikë për ju dhe as brengosje”, pa i parë ato përveç atij që i kanë zbritur?

Më të lexuarat

A u zbresin melaiket njerëzve të devotshëm në Tokë që t’u thonë fjalën e Allahut “O robtë e mi! Nuk ka frikë për ju dhe as brengosje”, pa i parë ato përveç atij që i kanë zbritur?

Përgjigjet shejh Bin Baz -Allahu e mëshiroftë-

▪️Nuk kemi dëgjuar për këtë. Ama në përgjithësi besimtari mund t’i shohë ata siç e panë besimtarët Xhibrilin kur ai erdhi për të pyetur Pejgamberin, paqja e Allahut qofshin mbi të, në formën e një beduini, në formën e Dihje bin Halifa El-Kelbi.
Pra, besimtarët mund ta shohin melekun që i zbriste Profetit paqja qoftë mbi të dhe mundet disa prej tyre ta shohin atë dhe kjo nuk është e pamundur. E shohin atë besimtarët dhe të tjerët. Por pas vdekjes së Pejgamberit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, nuk mund ta dijë kush këtë me fakte, sepse ajo gjë që ka parë mundet të jetë melek por mundet të jetë tjetër gjë. Mundet të jetë njeri dhe mundet të jetë xhind.

▪️Për ta përmbledhur: Nuk ka për këtë çështje argument të qartë. Pretendimi se melaiket i zbresin dikujt, ose ecin me dikë, ose i drejtohen dikujt, kjo gjë nuk mund të thuhet përveçse me argument të qëndrueshëm nga Profeti, paqja qoftë mbi të. Ndërsa në kohën e Profetit alejhi selam- dhe të profetëve para tij melaiket mund të shihen kur zbresin dhe i flasin profetit dhe ti sjellin atij shpalljen siç e kanë parë besimtarët Xhibrilin kur zbriti dhe e pyeti Profetin për Islamin, Imanin dhe Ihsanin, dhe njerëzit po shikonin. Atëherë ai tha: Ky ishte Xhibrili i cili erdhi për t’ju mësuar fenë tuaj. Ai i ka ardhur atij edhe në raste të tjera. Sead bin Ebi Uekkas ka parë dy melek: një në të djathtë dhe tjetrin në të majtë të Pejgamberi, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, duke luftuar për ta mbrojtur atë ditën e Uhudit.

▪️Ideja është se kjo mund të ndodhë në kohën e profetëve, por pas largimit të profetëve dhe vdekjes së profetëve, kjo edhe nëse mund të ndodhë – domethënë zbritja e tyre – por gjykimi se ky është melek dhe ky jo ka nevojë për dëshmi. Ndërsa e përgjithshmja dihet se ata zbresin dhe ndërrohen mes nesh disa për natën dhe disa për ditën dhe bashkohen në namazin e Sabahut dhe në namazin e Ikindisë, pastaj kthehen te Zoti – i Madhëruar dhe i Lartësuar -. Kjo është realitet të cilin e ka njoftuar që Profeti – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të-, ndërsa mundësia që dikush ti njohë dhe të lidhet me ta apo ta përshëndesin, kjo ka nevojë për argument.

▪️Marrë nga regjistrimet me titull: Fetaua El-Xhami El-Kebir.
Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit