0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A po mirret peng Islami?

Më të lexuarat

Imami nga Shqipëria, Justinian Topulli në një status të tij në Facebook, ka folur mbi atë se çfarë realisht po ndodh pas këtij sulmi terroristë në Francë:

Ata po tentojnë të marrin peng traditën, kulturën dhe trashëgiminë e një qytetërimi të tërë islam, duke i veshur atij dhunshëm petkun e monstruozitetit. Ata po tentojnë të marrin peng vetë Islamin dhe mesazhin e tij hyjnor e të mëshirshëm për botën.
A nuk e shohin këta çunakë mendjelehtë, se me çmendurinë e tyre absurde, kanë marrë peng politikën rajonale dhe atë globale, duke u bërë katalizatorë të shtimit të vuajtjeve të muslimanëve?!
A nuk e shohin këta kriminelë, se me veprat e tyre po përligjin vuajtjet, dëbimet, emigrimin, vrasjet, përdhunimet, grabitjet, diktaturat, indiferencën dhe papërgjegjshmërinë e botës, karshi çdo gjëje që ka emrin islam e musliman?
A nuk e shohin këta njerëz të çekuilibruar, se po i hedhin benzinë zjarrit të islamofobisë dhe ksenofobisë anti-muslimane kudo në botë ?!”

Justinian Topulli është po ashtu edhe kryetar i Lidhjes se Hoxhallareve te Shqiperise dhe njihet për analizat e tija të thella./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit