4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A ndëshkohet shpirti apo trupi në varr?

Më të lexuarat

Përgjigje: Në thelb, është shpirti që ndëshkohet sepse pas vdekjes është shpirti ai që trajtohet ndërsa trupi nuk ndien; për këtë arsye trupi nuk ka nevojë më për furnizim, ai nuk ha as nuk pi, bile atë e hanë insektet. Kështu, në thelb është shpirti që ndëshkohet. Megjithatë, shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë se mundet që shpirti të vihet në kontakt me trupin dhe ata të dy ndëshkohen ose shpërblehen.

Ehl-us-Sunneti gjithashtu ka edhe një mendim tjetër që thotë se vetëm trupi ndëshkohet ose shpërblehet. Mendimin ata e bazuan në dëshmitarë që kanë parë (ndëshkime dhe shpërblime) kur varret janë hapur. Disa trupa u panë se ishin ndëshkuar, ndërsa të tjerët ishin shpërblyer. Njerëzit të cilët gërmuan një hendek jashtë qytetit më thanë se kishin gjetur një kufomë qefini i të cilit ishte zhdukur plotësisht ndërsa trupi ishte i pandryshueshëm. Ata madje mund të shihnin këna në mjekrën e tij dhe të ndiejnë aromën e miskut të tij. Bazuar në këtë dijetarët mendojnë se shpirti mund të ketë kontakte me trupin dhe prandaj të dyja të ndëshkohen. Ndoshta është e mundur të mbështetet ky gjykim me fjalët e të dërguarit të Allahut :

“Varri i kafirit ngushtohet aq shumë sa që brinjët e tij të hyjnë në njëri-tjetrin.”1

Ahmedi (4/287) dhe Ebu Daudi (4753).

Kjo dëshmon se ndëshkimi e godet trupin, sepse brinjët janë në trup – dhe Allahu e di më mirë.

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421) – Mexhmu-ul-Fataua (17/431-432)- Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit