0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

A Mund te agjerohen ditet e Shevvalit para diteve kaza te ramazanit dhe a mund te agjerohen te ndara?

Më të lexuarat

Pyetje: A duhet të filloj të agjëroj ditët kaza të Ramazanit menjëherë pas Bajramit apo mund të agjëroj ditët e Shevalit si fillim? Ditët kaza të Ramazanit duhet të agjërohen pa ndërprerje apo mund të agjërohen ditë të caktuara dhe të ndara?

Përgjigje: Ditët kaza të Ramazanit kanë kohë deri në Ramazanin që vjen dhe siç transmetohet te Buhariu (nr. 1849) Aishja tregon se ajo i ka agjëruar ditët kaza në muajin Sha’ban, dmth një muaj para Ramazanit të ardhshëm. Ndërkohë theksojmë se nëse është e mundur që të agjërohen ditët kaza dhe gjashtë ditët e Shevvalit brenda këtij muaji, kjo është më e mira, por nëse kjo është ngarkesë dhe lodhje për agjëruesin, i cili sapo ka dalë nga agjërimi i Ramazanit, atëherë mund t’i shtyjë ditët kaza të Ramazanit më pas dhe të agjërojë vetëm gjashtë ditët e muajit Sheval.

Ndërsa për sa i përket ditëve kaza të Ramazanit ato mund të agjërohen bashkë ose të ndara. Nëse agjërohen bashkë është më mirë, por nëse agjërohen të ndara është e lejuar, dhe të këtij mendimi janë të katër shkollat juridike (medh’hebet) të njohura islame. Për këtë imam Buhariu (3/45) përcjell në Sahihun e tij thënien e Abdullah ibn Abbasit i cili thotë: “Nuk ka gjë të keqe të agjërohen (ditët kaza të Ramazanit) të ndara, sepse Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas” (el-Bekare: 184)
Pra Zoti e ka lënë këtë çështje të papërcaktuar, duke mos caktuar se shlyerja e agjërimit duhet të bëhet e bashkuar ose veç e veç, por kjo ngelet në zgjedhjen e çdo kujt, sipas mundësisë dhe dëshirës.

Allahu e di më së miri.
Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit