5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A më takon ky zekat që t’ia jap vëllait për borxhin që i kam?

Më të lexuarat

Kam një pyetje shumë të komplikuar po inshallah me emrin e Allahut i përgjigjesh. Jemi dy vëllezër muslimane kemi marr një dyqan dhe bëjmë biznes së bashku mirëpo vetëm vëllau tjetër ka investu në këtë dyqan p.sh 8.000 euro unë nuk kam investu kurgjë mirëpo dyqanin e kemi sv bashku, edhe fitimi së bashku dhe unë tash atij i kam borgj 4.000 euro. Zekat tash për kit vit na ka ra me dhënë 700 euro. A më takon mua ky zekat 700 euro me e marr unë dhe të ja jap vëllaut për borgjin që i kam 4.000 euro?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lejohet, por pa ta bërë ai si kusht ta jap ty që të ma japësh mua, ose hiq nga llogaria 700 euro se po t’i mbaj sikur te kem dhënë zekat, në të kundërt lejohet.

Imam Dr. Ahmed Kalaja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit