5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A më don Allahu?!

Më të lexuarat

Shejh Ali Tantavi (Allahu e mëshiroftë!) tregon:
Në mendje më erdhi kjo pytje.
A më don Allahu?!
Kujtova se dashuria e Allahut ndaj robërve të Vet, vjen si rrjedhojë e disa shkaqeve dhe vetive të cilat i ka përmendur në librin e Tij Fisnik.
Në mendje i shfletova disa prej këtyre vetive; që ti krahasoj me veten time, me shpresë se do të gjej përgjigjje.
Vërejta se Allahu
“i do ata që janë të devotshëm”
mirëpo nuk kam guxim ta llogarisë veten prej tyre.
Pastaj vërejta që Allahu
“i do ata që bëjnë durim”
por e kujtova durimin tim të pakët.
Më pastaj vërejta që Allahu
“i do luftëtarët”
por kujtova dembelizmin dhe pafuqinë time..!
Pastaj tutje, vërejta që Allahu i do
“ata që bëjnë mirë”
e pashë veten larg tyre..
Atëherë u ndala nga kërkimi, nga frika se nuk do të gjej diçka tek vetja për të cilën (do ta meritojë) dashurinë e Allahut.
Kur i analizova punët e mia, shumica ishin të përziera me plogështi, vese, gjynahe etj. Pas kësaj më erdhi ndërmend fjala e Allahut të Lartësuar:
“Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet)…” (El Bekare, 222)
Aty për aty e kuptova se ky ajet më drejtohet mua dhe shembujve sikurse unë. Dhe përnjëherë fillova të përsërisë:
“I kërkoj falje Allahut dhe pendohem tek Ai.”
Me shpresë se do të hyj në kategorinë e të dashurëve të Allahut.
Allahu na bëfte prej atyre që kthehen tek Zoti, mbase i bashkohemi të devotshmëve, durimtarëve, e vepërmirëve!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit