9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A lejohet të zhvendos varrin e nënës për ta varrosur pranë babait?

Më të lexuarat

Pyetje:

Selam alejkum! Kam një pyetje: Nëna ime ka ndërruar jetë para 10 vitesh, dhe tani më vdiq edhe babai. Të dy prindërit e mi ishin myslimanë që faleshin rregullisht. A lejohet që të zhvendos varrin e nënës dhe ta varros pranë babait? Dhe kur të vdes unë, a mund të futem në të njëjtin varr me nënën, në mënyrë që të jem afër prindërve të mi në varreza? (E di që Allahu ka në dorë të na bashkojë në Xhenet.)

Allahu ju shpërbleftë për përgjigjen!

Përgjigja:

Ue alejkum selam!
Lus Allahun që t’i falë dhe mëshirojë prindërit tuaj muslimanë!

Falenderimi i takon All6ahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Nuk lejohet zhvendosja e kufomës së të vdekurit nga varri i tij vetëm në raste domosdoshmërie dhe kjo që thoni ju në pyetje nuk është domosdoshmëri.
Ashtu siç origjina është se secili njeri pas vdekjes së tij varroset në varr të veçantë dhe nuk ka nevojë që ti të varrosesh në varrin e nënës tënde..
Lute Allahun që të japë përfundim të mirë dhe të bashkojë me ta në xhenet, në vendin e përjetësisë dhe nuk ka shumë rëndësi se varrosesh pranë tyre apo jo, sepse e tërë toka është e Allahut!

Dhe ajo që është detyrë për çdo musliman është përgatitja e tij për vdekjen duke përmisuar veprat e tij, të cilat do ta shoqërojnë atë në varr.
Transmeton Buhariu dhe Muslimi në dy dahihat e tyre nga Enes ibn Malik-ut (radijAllahu anhu) se Profeti (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë: 
“Të vdekurin e pasojnë tre gjëra: Familja, vepra dhe pasuria e tij, kthehen dy, mbetet vetëm një, kthehen familja dhe pasuria dhe mbetet vepra e tij.”

Ajo që do të bëjë dobi janë veprat tuaja dhe jo vendi se ku do të varrosesh!

Lusim Allahun që të na japë ne dhe ju përfundim të mirë!

/AdelinaKucana/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit