-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A lejohet të mbahen gjërat e dhuratat e shkëmbyera në një lidhje të palejuar (jo me parime islame) dikur e cila sot më nuk ekziston?

Më të lexuarat

A lejohet të mbahen gjërat e dhuratat e shkëmbyera në një lidhje të palejuar (jo me parime islame) dikur e cila sot më nuk ekziston?

Nëse ka pasur fotografi apo biseda etj., duhet të fshihen të gjitha e nuk lejohet të mbahen. Kjo sepse prej kushteve të pendimit është largimi nga mëkati krejtësisht. Nëse njeriu është penduar sinqerisht tek Allahu për një mëkat (në këtë rast nga lidhja e palejuar), atëherë duhet të largohet nga e kaluara e tij që ka të bëjë me atë mëkat, krejtësisht, ta fshijë atë. Nëse dikush ka pasur një rast të tillë, një lidhje jashtë parimeve islame, duke mbetur bisedat e fotot etj., duhet të fshihen e të mos mbahen. Kjo është shenjë e pendimit të sinqertë. Nëse vazhdon t’i mbajë kjo tregon se ai mëkat ende ka gjurmë në zemrën e tij. Andaj duhet sa më shpejt t’i fshijë ato. Arsyeja tjetër është se nëse personi vazhdon t’i mbajë, ka mundësi që ndikohet prej tyre një ditë duke bërë që prapë t’i kthehet atij mëkati. Kur pendohesh prej një mëkati duhet të largohet krejtësisht nga jeta jote, edhe shkaqet e gjërat që ndërlidhen me atë mëkat, ngase ka mundësi që në të ardhmen në një moment dobësie, pasi të bie rasti t’i shikosh apo dëgjosh, të ndikohesh e t’i kthehesh atij mëkati. Tregohet se një këngëtar ka pranuar Islamin. E ka braktisur muzikën, mirëpo kitarën e ka mbajtur në shtëpi, nuk e ka hequr. Një ditë fëmija i tij i ka prekur telat e saj dhe zëri i ka ndikuar, e kështu ka filluar përsëri me muzikë pasi e ka braktisur këtë mëkat. Njashtu dhe dhuratat apo rrobat që janë dhuruar duhet të largohen e të mos mbetet asgjë, p.sh.: ia dhuron dikujt.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit