2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A LEJOHET TË BËHET AKTI I NIKAHUT NËPËRMES TELEFONIT?

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet të bëhet akti i nikahut nëpërmes telefonit, duke pasur parasysh se vajza ka dhënë pëlqimin e saj për martesë, ndërsa babai i saj është në gurbet dhe nuk do kthehet së shpejti, andaj a lejohet që babai i saj ta jep pëlqimin nëpërmjet telefonit me audio ose video kontakt?

Përgjigje: Padyshim se prej kushteve të patjetërsueshme që një akt nikah të jetë valid dhe i vlefshëm është edhe pajtimi i Veliut (personi përkujdesës përgjegjës) e që në rradhë të parë është baba ndërsa në mungesë të tij është opsioni që ai të zëvendësohet nga vëllau i ritur i vajzës, ose dajës ose axhes së saj, varësisht se cili prej tyre është në dispozicion.
Kur lidhet nikahu prezent duhet të jenë të dy palët, ku zakonisht në merr pjesë djali, dëshmitarët dhe nga ana tjetër Veliu i vajzës i cili e përfaqëson vajzën, pra aty bëhet kërkesa e palës së djalit dhe nga ana tjetër bëhet pranimi prej anës së përfaqësuesit të vajzës.
Çështja bëhet problematike kur vajza nuk ka prezent babain e saj që ta përfaqësoj atë dhe të jep pajtimin e tij për martesën e së bijës. Por në rast se babai e jep pëlqimin e tij për martesën e bijës, por nuk i lehtësohet të jetë prezent, porse ofron që nëpërmjet telefonit ta jep pëlqimin. Dijetarët bashkëkohorë janë ndarë në këtë çështje, pra disa e ndalojnë dhe disa e lejojnë. Ata që e lejojnë, e kanë si kusht që të jetë sigurt se ai personi me të cilin flitet dhe e jep pëlqimin, me të vërtetë të jetë babai i saj, pra të jetë e sigurt dhe mos ketë manipulime ose dyshime për manipulim. Dhe këtë dëshmi që e jep prindi i vajzës nëpërmjet telefonit ose internetit të ndëgjohet prej dëshmitarëve.

Përgatiti: Mr. Enis Arifi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit