1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A lejohet që të krishterëve dhe hebrenjve t’u ndajmë libra që përmbajnë ajete të Kuranit?

Më të lexuarat

PYETJA:

I nderuari hoxhë! Vallë, lejohet që të krishterëve dhe hebrenjve t’u japim libra që përmbajnë ajete të Kuranit? Pra, ajetet janë të shkruara në gjuhën arabe dhe të përkthyera në gjuhën angleze.

PËRGJIGJA:

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Zotit të Madhërishëm, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…

Lejohet të krishterëve dhe hebrenjve t’u shpërndash libra që përmbajnë ajete të Kuranit me qëllim që në këtë mënyrë ta argumentosh ndonjë dispozitë apo që të tregosh se Allahu xh.sh. është Një i Vetëm, pa marrë parasysh a janë ajetet në gjuhën arabe apo të përkthyera në ndonjë gjuhë tjetër. Në të vërtetë, ti ke meritë për një veprim të këtillë, sepse vendosja e librit para tyre dhe mundësia për ta lexuar është një Iloj i prezantimit të fesë së Allahut xh.sh. Nëse je i sinqertë në veprën tënde, do të kesh te Zoti xh.sh. shpërblim për të.

“Komisioni i përhershëm i fetvave”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit