3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A lejohet mbulimi i fytyrës gjatë namazit?

Më të lexuarat

Fukahatë (Juristët) kanë rënë dakord për mospëlqimin e mbulimit të fytyrës në namaz. Për këtë ata bazohen në hadithin e Ebu Hurejras: “Se Profeti – alejhis selam – ka ndaluar që dikush të mbulojë gojën e tij duke qenë në namaz.” E përcjell Ebu Daudi dhe shejkh Albani e ka konsideruar ‘hasen’ (të mirë).
Imam Ahmedi thoshte: “Nuk ka problem nëse e mbulon fytyrën për shkak të të ftohtit apo të nxehtit.” Ndërsa Shejhk Bin Bazi ka thënë: “Nuk pëlqehet mbështjellja e fytyrës në namaz veçse me arsye.” Ibn Ethiri [3/701] ka thënë: “Arabet e kishin zakon t’i mbështillnin fytyrat duke i mbuluar me shami, por u ndaluan nga ky veprim gjatë namazit. Por nëse ndodh që dikujt t’i hapet goja (në namaz), i lejohet atij që ta mbulojë me rrobë ose duke vënë dorën.”

https://udhaebesimtareve.com/

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit