Pyetja: A është e vërtetë se Allahu, aze ve xhele, e zbriti Ademin, alejhi selam, në tokë që ta shlyen mëkatin e tij me të cilën kishte kundërshtuar Allahun, që është ngrënia e pemës? Në atë kuptim që mos të kishte bërë mëkat Ademi, alejhi selam, i gjithë njerëzimi do të qëndronte në xhenet. Si të kuptohet mes kësaj dhe fjalës së Allahut: “Dhe nuk i krijoi xhinët dhe njerëzit për asgjë tjetër pos që të më adhurojnë.”? Adhurimi mund që edhe në xhenet të zbatohet. Andaj, pse Allahu e dërgoi Ademin, alejhi selam, në tokë? Nëse është zbritja e tij në tokë që ta shlyen mëkatin e bërë, atëherë pse pasardhësit gjithashtu ta shlyejnë mëkatin e tij?
Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…
Rregulli hyjnor nga i cili nuk ka përjashtim, bile është prej rregullave të drejta hyjnore gjithëpërfshirëse, nga i cili nuk përjashtohet asnjë prej shpalljeve dhe nuk ndryshojnë fetë për të. Sipas shprehjes së dijetarit Muhamed Rashid Rida është: “Prej shtyllave kryesore të përmirësimit në mesin e njerëzimit, individëve dhe grupeve, sepse ai është shkatërrues i idhujtarisë, udhëzues i njerëzimit deri ku arrihet lumturia e tyre e kësaj bote dhe botës tjetër.”[1]
Ky rregull është ai që përmendet në fjalën e Allahut, aze ve xhele: “dhe dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është te Zoti juaj; e Ai ju njofton për atë që përçaheshit.”. En Am, 164.
Fjala e Allahut: “Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin”. Isra, 15.
Fjala e Allahut: “Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nëse mëkatari thërret ndonjë për t’ia bartur atë, ajo nuk do t’i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij”. Fatir, 18.
Dhe gjithashtu fjala e Allahut: “Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait. Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet. (Që në to shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e (mëkatit) tjetrit. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar. Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet. Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë.”. Nexhm, 36-41.
Ajo që duhet besuar në tregimin e Ademit, alejhi selam, dhe pasardhësve të tij, daljes nga xheneti, është se Ademi, alejhi selam, zbriti prej xhenetit në mënyrë për ta shlyer mëkatin në të cilin kishte rënë, nga i cili mëkat Allahu ia ka tërheq vërejtjen, siç thotë Allahu: “E Ne i thamë: “O Adem, ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t’ju nxjerrë kurrsesi nga xhenneti, e t’ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)”. Ti aty (në xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur. Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të keshë vapë. Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!” Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër xhennet, dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi. Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur). Ai (All-llahu) u tha: “Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dynja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)”. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër”. Taha, 117-124.
Si ka mundësi që të dënohen pasardhësit që nga koha e Ademit, alejhi selam, e deri në ditën e Kiametit për shkak të një mëkati nga i cili është penduar vepruesi i saj, dhe Allahu ia ka falur dhe është mbyllë regjistri i tij, Allahu, aze ve xhele, është më i mëshirshëm se t’i ndëshkon të gjithë njerëzit për shkak se babai i tyre ka ngrënë prej pemës.
Nëse meditojmë do të hasim se Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi Ademin që ta adhuron Allahun në tokë, e që të jetë zëvendës, Allahu thotë: “Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!” Ata thanë: “A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini!”. Bekare, 30.
Ndërsa ajo që i ndodhi në xhenet ishte sprovë dhe testim për të që të jetë shembull për ata që vijnë më pas deri në ditën e Kiametit, e nuk është dënim i pasardhësve për një mëkat të mëhershëm.
Pastaj, dënimi përfshin njërën prej dy gjërave; ose të dënohet ose të pengohet nga një mirësi që i është dhënë. E që të dyja nuk kanë të bëjnë më rastin e Ademit, sepse jeta në tokë nuk është dënim për atë, bile është mirësi dhe lumturi nëse është në adhurim ndaj Allahut, sipas kënaqësisë së Tij dhe për të ngritur sheriatin e Tij. Por, ky është caktimi për ta, që të jetojnë në tokën e sprovave, të meritojnë hyrjen në xhenet me mëshirën e Allahut ndaj tyre, pastaj duke kaluar provimin e ngarkimit me të cilin është veçuar njeriu dhe xhinët nga gjithë krijesat tjera.
Shiko se si ka ardhur shprehja kuranore: “sikurse i nxori prindërit tuaj nga xheneti”. E nuk ka thënë: Sikurse ju nxori juve nga xheneti. Dhe atë në ajetin tjetër: “O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga xheneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë”. Araf, 27. Pra, dalja (nga xheneti) në formë dënimi i ka ndodhur babait tonë Ademit dhe nënës Hava, ndërsa pasardhësit e tyre në fakt as që kanë qenë prezent në atë kohë, e nuk janë nxjerrë nga xheneti realisht, mirëpo jeta e tyre ka qenë në tokë ashtu siç jetuan ata dy, e gjithë kjo ka qenë nga urtësia e Allahut në krijim dhe qeverisje të mëhershme të tyre dhe për atë caktim dhe rregullim të çështjes i ka përgatitur shkaqe, ashtu siç thotë Sefer Havali, Allahu e ruajt,: “Vendi i mëkëmbjes në fakt është toka, aty do të jetë sprovimi, e kjo nuk është mallkim në vete, por është një urtësi e madhe.”
Thënia e pyetësit në fillim se; po të mos kishte bërë mëkat Ademi ndaj Zotit, njerëzimi do të qëndronte tani në xhenet, është thënie jo e shëndoshë dhe jo e vërtetë, se Allahu, aze ve xhele, krijoi njeriun që ta adhuron Atë me vullnetin e tij të lirë, dhe i lajmëroi melaqet se Ai do të krijon mëkëmbës në tokë, që do të dallon në krijim dhe formë nga melaqet, pra mëkëmbësia në tokë është një gjë e caktuar para krijimit të Ademit, alejhi selam, dhe para se ai të ngrënë nga pema.
Dijetarët e islamit janë zgjeruar në përgënjeshtrimin e këtij dyshimi, që ishte një prej bazave të ndërtimit të krishterimit në besimin e sakrificës dhe kryqëzimit, ata rreth kësaj kanë fjalë të shumta në forma të ndryshme të kësaj teme, do t’i bartim disa që e vërtetojnë këtë që thamë.
Shejhulislam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Allahu nuk e vendon mëkatin si mëkat për atë që nuk e ka vepruar atë, se ai është që thotë: “Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit”., është e pamundshme që të vendoset mëkati i Ademit, alejhi selam mbi Muhamedin, salallahu alejhi ve selem, apo metit të tij, apo dikujt tjetër. Allahu thotë: “atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni të ngarkuar” dhe thotë: “Lufto në rrugën e All-llahut! Nuk obligohet kush pos teje”, po të ishte një gjë e tillë e lejuar do të lejohej që të vendosen mbi Muhamedin, salallahu alejhi ve selem, mëkatet e gjithë pejgambereve.”[2]
Po ashtu ai thotë: “Është e ditur se Ibrahimi kishte babanë jobesimtar, dhe Allahu nuk e ka ndëshkuar atë për mëkatin e babait të tij, e si ta ndëshkon për mëkatin e Ademit që është babai i tij më i largët, dhe kjo nëse thuhet se Ademi, alejhi selam, nuk është penduar, e si kur Allahu na ka treguar për pendimin e tij? Pastaj pretendojnë se kryqëzimi që është prej mëkateve dhe gabimeve më të mëdha: se me të Allahu ka shpëtuar Ademin dhe pasardhësit e tij prej xhehenemit dhe me të dënoi Iblisin, edhe pse Iblisi ende vazhdon të jetë mëkatar ndaj Allahut meditues i dënimit, që prej kur nuk i bëri sexhde Ademit dhe i bëri aij cytje deri në kohën kur të dërgohet Mesihu, Zoti është i plotfuqishëm që ta dënon atë, dhe për bijtë e Ademit nuk ka dënim për një mëkat të babait të tyre.”
Kush i ka thëniet e tija të ngjashme me këto besime të kota, që janë të qeshura për të mençurit, që nuk meritojnë të atribuohen për një mbret më injorant dhe më tiran, e si megjithëkëtë thërrasin se ata e përshkruajnë Allahun me cilësinë e drejtësisë…”[3]
Përktheu: Shpend Zeneli
Islamqa.com
[1] Siç është përmendur në tefsirin “El Menar” 8/217.
[2] Përfundoi thënia nga libri “Mexhmu’u Fetava” 10/314.
[3] Përfundoi nga libri “El xhevabu Es Sahih” 2/107-108.