9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A ka vështërsi më të madhe se agonia e vdekjes?!

Më të lexuarat

A ka vështërsi më të madhe se agonia e vdekjes?!

Allahu i Lartësuar thotë:
وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا
وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لا يَحْتَسِبُ
“Kush tregon devotshmëri ndaj Allahut, Ai i jep rrugzgjidhje për gjithçka dhe e furnizon atë  prej nga nuk e pret….”(Et-Talak:2-3)

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar u ka premtuar të devotshmëve se do t’u hapë rrugë nga çdo vështërsi, ndërsa nuk ka vështërsi më të madhe se agonia e vdekjes, daljes së shpirtit dhe hyrjes në varr. Ai që në dynja ka qenë i devotshëm, rrugëdalja për të është shpërmbim në varr dhe Allahu i bën të qëndrueshëm në të.
Allahu i Lartësuar thotë:
يُثَبِّتُ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ
“Allahu i forcon besimtarët me fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në Botën Tjetër….”( Ibrahim:27)

Allahu i Lartësuar e ka bërë ligj që njeriu ashtu si e kalon jetën, ashtu edhe do të vdesi, dhe ashtu si vdes, ashtu dhe të ringjallet.
Kështu ai që e kalon jetën  në bindje dhe respekt ndaj Allahut, në pasim të udhëzimeve të të dërguarit të Allahut, ashtu dhe do të vdes, e Allahu i Lartësuar do t’ia ndriçojë varrin me atë bindje, adhurim dhe respekt. Madje varri do ti shëndërohet në një kopësht prej kopshteve të Xhenetit, si shpërblim për çdo çast të jetës qe e ka kaluar në bindje ndaj Allahut të Lartësuar.
(Përkthim)

/Mesofenetende/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit