4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A je gjatë namazit si ai burri i moshuar?

Më të lexuarat

Dy vjet më parë, fala teravite pranë një burri shumë të moshuar. Vura re se ai mezi çohej dhe mezi ngrihej në këmbë (duke u dridhur nga dobësia), por megjithatë u ngrit në këmbë për gjithë namazin e jacisë dhe të teravive. Dikush mund t’i kishte thënë të ulej dhe të pushonte, por nga vendosmëria e tij në çdo rekat mund të dallosh se ai dëshironte të ngrihej për Allahun e Lartësuar gjatë Ramazanit dhe nuk donte të ulej.

Plaku më kujtoi se ndonjëherë vlerësimi i asaj se sa shume e do dikë është se sa përpjekje je i gatshëm të bësh për të. Nëse vërtet e duam Allahun e Lartësuar, a nuk duhet të gjithë ne të bëjmë atë pak përpjekje shtesë për Të?

Mendo për një lëmi ose aktivitet ku do t’i tregosh Allahut të Lartësuar se po bën atë pak përpjekje shtesë për Te. Mund të jetë kjo zgjimi për namaz të natës ose falja e atyre namazeve shtesë sunet, ose dalja për të ushqyer njerëzit.

/30 këshilla për një ramazan produktiv dhe pa gabime/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit