6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

10 shkaqet për rrugëtimin e gabuar nëpër Ramazan!

Më të lexuarat

Pra, cilat janë arsyet për të rënë në këtë rrugëtim të gabuar çdo muaj të flamazanit? Këtu janë 10 arsyet që unë i kam menduar

1. Pritjet jorealiste: Çdo vit ne hyjmë në Ramazan me pritshmëri jashtëzakonisht të lartë nga vetja. Sa herë keni dëgjuar njerëzit t’i premtojnë vetes se do ta mbarojnë Kuranin 5 herë këtë Ramazan; apo se do të falin teravite dhe namazin e natës (tehexhudin) çdo nate? Nuk ka asgjë të keqe me aspiratat e larta; në fakt, ne gjithmonë duhet të kemi synime të larta për të sfiduar dhe përmirësuar veten tonë. Por, duke e njohur veten, ne nuk duhet t’i bëjmë qëllimet tona joreale, duke i bërë kështu vetes një presion të madh psikologjik. Pra, kur ndiejmë se kemi rrëshqitur”, qoftë edhe pak, humbasim çdo shpresë për t’ia dalë mbane dhe biem në sindromën e “oh, epo ndoshta vitin e ardhshëm”, në vend që të ri-rregullojmë planet dhe pritshmërinë tonë.

2. Ne nuk lehtësohemi në Ramazan: Ne shohim një transformim të madh në veten tonë gjatë ditëve të para të Ramazanit -ne zgjohemi një orë më herët, para sabahut, edhe pse mund të mos jemi të trajnuar për t’u zgjuar aq herët gjatë ditëve normale. Ne falim 201 rekate teravi, ndërkaq, më parë, mezi i falnim namazet sunet. Ne lexojmë 10-20 faqe Kuran çdo ditë, kur zakonisht mezi lexojmë një ose dy faqe në javë!

Cili është rezultati i kësaj shtytjeje të madhe? Eshtë se ne mund ta mbajmë atë vetëm për disa ditë pastaj humbasim gjurmēt, kuptojmë se është shumë e vështirë dhe kthehemi tek niveli i parë.

3. Mungesa e qëndrueshmërisë: Në momentin që arrijmë në mes të Ramazanit, orari ynë i ngjeshur fillon to na pushtojë dhe rrëshqasim; rutina jonë e përditshme e leximit të 10 faqeve të Kuranit pas sabahut nuk po zhvillohet më: pjesëmarrja në teravi çdo natë, shpejt shnderrohet në çdo të dytën natë; zglimi për tehexhud zëvendësohet me zgjimin pak para sabahut për syfyr, kështu, ne braktisim qëndrueshmërinë mu atëherë kur më së shumti komi nevojë për të.

4. Mungesa e njohurive: Mospajisja e vetes me njohuri praktike për të shfrytëzuar pjesën më të madhe të Ramazanit është një faktor i madh për të pasur një rrugëtim të gabuar nëpër Ramazan. Mungesa e të kuptuarit të vlerës së vërtetë të Ramazanit dhe mungesa e to kuptuarit të përbërësve psikologjike, fizikë dhe emocionalë për të pasur një Ramazan të plotë, është gjithashtu një faktor

5. Mungesa e mbështetjes së komunitetit: Ramazani konsiderohet betejë personale për secilin prej nesh, Askush nuk flet sinqerisht për përvojat e tyre shpirtërore dhe se sa mirë po i përmbahen objektivave të Ramazanit. Në fakt, duket sikur në Ramazan jemi duke e luftuar vetveten. Nuk ka shumë grupe mbështetëse ose diskutime-vetëm unë, dhe vetja ime.

6. Mungesa e menaxhimit të kohës: “Menaxhimi i kohës? Çfarë menaxhimi të kohës? Hmm.. mos e ke fjalën për atë gjë kur duhet t’u përmbahesh detyrave të caktuara në kohë të caktuara…?! Vella, të lutem, për çfarë po flet? Ky është Ramazan, gjërat janë ndryshe në Ramazan është Ramazan! Nuk e menaxhojmë dot kohën në Ramazan, do të ishte mirë të gjejmë kohë për të fjetur siç duhet, o burrë…” E pushoj rastin.

7. Mungesa e menaxhimit të energjisë: Ushqyerja dhe gjumi duket se janë fatkeqësia e parë gjatë Ramazanit – no nuk ushqehemi siç duhet, nuk fleme siç duhet, prandaj nuk mund të funksionojmë siç duhet dhe biem në rrugëtimin e gabuar nëpër Ramazan!

8. Mungesa e fitnesit: “A mas je çmendur?! Fitnes në Ramazan?! Shoku, nga cili planet vini?… Jo, nuk jam çmendur, Fitnesi është shume i mundshëm në Ramazan, madje, do të sjell edhe argumente se është githashtu mjaft i rëndësishëm.

9. Mungesa e lidhjes shpirtërore: Ah, thelbi Ramazanit – zhvillimi i aspektit tonë shpirtëror dhe frike. respektit ndaj Allahut të Lartësuar. Disi po harrojmë se Ramazani është një kohë për ripërtëritje shpirtërore. Po e humbasim veten në gjysmë të rrugës së Ramazanit dhe, veç kur po shohim se kemi rrëshqitur sërish në rrugëtimin e gabuar nëpër Ramazan.

10. Mungesa e trajnimit: Ne nuk duhet të planifikojmë per Ramazan, por duhet të trajnohemi për Ramazan. Ramazani eshte arena e besimtarëve, një shans për të bërë më të mirën tonë dhe për të korrur përfitime. Por ka nevojë për trajnim gjatë gjithë vitit.

Siç do t’ju thoshte çdo atlet olimpik: ju duhet të trajnoheni për garën e madhe dhe jo vetëm të paraqiteni në ditën e ngjarjes dhe të prisni të fitoni!

Jam i vetëdijshëm se po flas në përgjithësi dhe ndoshta dhjetë arsyet e mësipërme për të rënë në një rrugëtim të gabuar nëpër Ramazan nuk vlejnë për ju, por dua që ju të hulumtoni nëpër kujtimet dhe përvojat tuaja të Ramazanit dhe të pyesni veten nëse ndonjëra nga 10 arsyet e mësipërme, në fakt, është shkaku kryesor që të përjetosh një “Ramazan joproduktiv”.

/30 këshilla për një ramazan produktiv dhe pa gabime/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit