4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A je gati të dëgjosh të vërtetën edhe nëse të dhemb?

Më të lexuarat

E vërteta është se ne flasim dhe kundërshtarët tanë veprojnë, ne flemë dhe ata zgjohen, ne diskutojmë statusin juridik të tespive dhe e reduktojmë Islamin në urdhër për shkurtimin e pantallonave dhe zgjatjen e mjekrës.
Ata studiojnë gjendjen e vendeve tona, në rrafshin fetar, social, politik dhe ekonomik; dhe për çdo vend ata vendosën një metodë për të mashtruar fëmijët dhe të rinjtë në mënyrë që t’i nxjerrin ata nga Islami.
Ata bëjnë plane për 10 ose 20 vjet dhe ne nuk mund të shohim përtej gishtërinjve të këpucëve pa i kushtuar vëmendje asaj që kemi përpara.
Ne presim të ndodhin ngjarjet, vetëm atëherë formojmë komisione, veprojmë sipas vendimeve, shkruajmë artikuj kumbues dhe japim predikime të zjarrta, por ato na djegin vetëm veshët tanë.
Armiku ynë përparon pa u shqetësuar për ne, sepse ai na njeh shumë mirë dhe e di se veprimet tona janë vetëm fjalë, dhe planet tona janë vetëm improvizim.
Cilat janë lëndët tona të studimit? Tema të tepërta, mbi të cilat studiuesit tanë tashmë kanë shkruar gjithçka që ka për të shkruar. Ne raportojmë vetëm atë që është në libra, pa ringjallje, pa shikuar jetën.
Ne shqetësohemi për detajet ndërsa baza është e kërcënuar, ruajmë gjethet e pemës, ndërsa sharra kujdeset për prerjen e trungut.
Ne trajtojmë gishtin e pacientit të shpuar nga një gjemb, ndërsa ky pacient është në agoni aq shumë zemra e tij është e sëmurë.

Shejh Ali Tantâwì, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu nga gjuha frenge: Fehim Fejzullahi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit