2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A janë mëkatet prej shkaqeve të fatkeqësive të ndryshme?

Më të lexuarat

 

A janë mëkatet prej shkaqeve të fatkeqësive të ndryshme?

***

Përgjigjja:

Lejohet përmendja e nodnjë shkaku të vërtetë, qoftë kjo tërmet apo sprovë apo varfëri. Madje është e udhës që në situata të tilla t’iu bëjmë thirrje njerëzve t’i kthehen Allahu me pendim e përmirësim. Allahu në librin e tij fisnik na ka treguar se gjynahet e padrejtësitë janë shkak i të keqes dhe çregullimit:

U shfaq ngatërresa (çregullimi) në tokë dhe në det për atë që punuan duart e njerëzve.” (Rrum: 41)

Poashtu ka thënë:

Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja, e për shumë të tjera Ai u falë. (Esh-Shura: 30)

Kur ju goditi juve fatkeqësia (në Uhud), e ju më parë i patët goditur armiqët tuaj dyfish (në Bedër), thatë ju: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhammed!): Kjo është prej vetë juve. (Ali Imran: 165)

Tekstet fetare në këtë çështje janë të shumta dhe të njohura, andaj s’ka dert nëse njeriu e përmend diçka si shkak të ndonjë sprove, nëse ajo realisht ka mundësi të jetë shkak, edhe pse ka mundësi që të ketë akoma më shumë shkaqe të cilat ne nuk i dijmë.

Nëse ne e llogaritim si shkak diçka që Allahu e ka llogaritur si të tillë, atëherë kjo nuk është prej gjërave të cilat thuhen për Allahu pa dituri, madje jemi duke thënë për Allahun diçka që ai na e ka mësuar për Veten e Tij, në këtë rast, thënia se shkaku i ndodhjes së fatkeqësive janë mëkatet dhe veprimet e duarve tona.

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Ali Ashani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit