Në lidhje me këtë çështje ka mospajtim në medh’heb (hanbeli); Nga imam Ahmedi ka ardhur tekst ku thuhet se ajo nuk është detyrë për banorin e mekes. Kjo është edhe ajo që ka zgjedhur shejhul islam (Ibën Tejmije). Madje ai është i mendimit se për banorët e mekes nuk është e ligjëruar umra. Shejhu (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Porse në zemrë ngel diçka përsa i përket kësaj, sepse origjina është se argumentet e Kuranit dhe Sunetit janë të përgjithshme dhe përfshijnë të gjithë njerëzit pa përjashtim, vetëm nëse ekziston argumenti i cili i nxjerr disa persona të caktuar nga gjykimi.
Shkëputur nga “Mukhtesar Kitab el menasik min sherh el mumti’ ala zad el mustekni” Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)