9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Si të ndaloni takikardinë në më pak se 60 sekonda

Më të lexuarat

Shumë prej nesh mund ta njohin atë ndjenjën kur zemra fillon rrahjet e shpeshtuara në gjoks. ‘Side Bright’ ju ofron dy metoda të thjeshta, por të efektshme që do t’ju ndihmojnë të përballeni me rritjen e ritmit të rrahjeve të zemrës. Lexojini dhe qëndroni të shëndetshëm. Kur dikush ka takikardi, është e rekomanduar për të bërë në vijim.

Mënyra 1:
Hidhni ujë të ftohtë në një enë të thellë. Sa më i ftohtë, aq më mirë, kështu që nëse keni akull – shtojeni edhe atë.
Mbani frymën. Nëse është e nevojshme, mbylleni hundën me gishta, fytyrën zhyteni në ujë të ftohtë për disa sekonda.
Nëse nuk keni enë të përshtatshme, merrni ujë në duart tuaja, dhe hidhjani fytyrës. Gjithashtu ju mund të masazhoni lëkurën në fytyrë me kuba akulli, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zones së tëmbthave.

Mënyra 2:
Merrni frymë thellë dhe tendosni muskujt e barkut. Mbylleni hundën me gishtat tuaj, pastaj edhe gojën dhe sytë. Mundohuni të nxirrni frymë me hundën dhe gojën mbyllur, duke vazhduar me tendosjen e muskujve të barkut.
Asnjë nga metodat e përshkruara më sipër nuk duhet të përdoret kur takikardia shoqërohet me dhimbje të forta gjoksi ose një ndjenjë të fortë të mungesës së ajrit. Në raste të tilla, e vetmja mënyrë për të dalë nga situata është të thirrisni një ambulancë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit