Pyetja:
Kam dëgjuar nga një shok se është haram mbytja e bretkosave, desha ta vërtetoj te ju se a është e vërtet kjo?
***
Përgjigja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Po, është e vërtetë se muslimani e ka të ndaluar mbytjen e bretkosave dhe kjo ndalesë është bërë nga Muhamedi ﷺ, gjithashtu, ai sqaron edhe urtësinë e kësaj ndalese, duke thënë: “Mos i mbytni bretkosat për shkak se kuakja e tyre është madhërim i Allahut.” Shënon Bejhakiu.
Gjithashtu, është e ndaluar edhe të ushqehemi me të, pra nuk lejohet t’i hamë.
Allahu e di më së miri.
Alaudin Abazi