2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A është hallall ushqimi i cili përgatitet në të njëjtën enë në të cilën përgatitet edhe mishi i derrit?

Më të lexuarat

Pyetja:

A është e lejuar të hahet ushqimi i cili përgatitet në të njëjtën enë në të cilën përgatitet edhe mishi i derrit?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse ena e përdorur për të përgatitur mishin e derrit, pastrohet dhe është e pastër, atëherë lejohet të përdoren dhe lejohet të hamë nga ato ushqime, por nëse nuk pastrohen dhe bëhet përzierja e gjellëve ose diçka e ngjashme me këtë, atëherë nuk është e lejuar.

Trajtimi i kësaj meseleje te dijetarët bëhet kur ata flasin rreth ushqimeve të ithtarëve të librit (krishterët dhe çifutët) dhe gjatë komentimit të ajetit: “Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar).” (Maide, 5). Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit