Pyetje:
A është e ndaluar të mbahet dietë në Islam?
***
Përgjigje:
Jo, nuk është haram mbajtja e dietës, përveç nëse shkakton çrregullime dhe destabilizim të shëndetit tek personi që mban dietë. Për të mos ardhur deri te ndonjë sëmundje e padëshiruar si rezultat i dietës, duhet përcjellë dietat që përshkruhen nga njerëz kompetentë dhe të tillat dieta lejohen.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku